Skip to content
1 April, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

RAPORTI SEKRET I POLICISË/ Grabitja e 6,5 mln euro në rinas, uniformat blu: U njoftuam 5 minuta me vonesë…

ShkodraWeb 4 years ago

Në raport jepen në mënyrë kronologjike, me orar të saktë, të gjitha lëvizjet e grabitësve, por edhe veprimet e mosveprimet e kompanisë së sigurisë në aeroport. Ndërsa theksohet se Policia është njoftuar 5 minuta e 20 sekonda me vonesë, pasi kishte ndodhur ngjarja. Nga ana tjetër, TIA, duke përmendur deklaratën e dhënë të nesërmen pas ngjarjes, shprehet se pretendimet e Policisë janë të pavërteta, duke qenë se njoftimi është dhënë në kohë.

Dokumenti mbështetet në të dhënat e referuara nga Policia e Shtetit, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe kompania koncesionare. Sipas Policisë, furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, me të cilin lëviznin grabitësit, e ka hapur portën nga ana e parkingut 24-orësh, pak metra pa arritur te Baza Ajrore Ushtarake e Rinasit, në orën 14 e 57 minuta e 30 sekonda. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, autorëve iu është dashur 1 minutë e 20 sekonda për të depërtuar në pistë.

Në kohën kur grabitësit i janë afruar avionit, në orën 14 e 59 minuta e 20sekonda, një fugon i Policisë ndodhej në Aeroportin e Rinasit, te vendqëndrimi i avionëve, pasi do të shoqëronte disa persona të deportuar nga vendet e BE-së. Megjithatë, efektivët që ndodheshin në këtë furgon pretendojnë se nuk kanë pasur fushëpamje në drejtim të avionit që pritej të nisej drejt Vjenës.

Por nga ana tjetër nuk janë njoftuar as nga shërbimet e ICTS. Sipas raportit të Policisë, nga verifikimi i kamerave konstatohet se në orën 14 e 59 minuta e 30 sekonda, furgoni i grabitësve ka ndaluar pranë krahut të djathtë të avionit të kompanisë “Austrian Airlines”. Grabitësit e armatosur kanë zbritur dhe duke kërcënuar punonjësit që po ngarkonin bagazhet, kanë marrë thasët me para.

Në raport thuhet se pas grabitjes, autorët kanë hipur në furgon dhe janë drejtuar me shpejtësi nga veriu, duke përshkuar pistën e avionëve në të gjithë gjatësinë e tij. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, në orën 15 e 2 minuta e 20 sekonda ata janë afruar te porta që ndodhet në fund të pistës në rrethimin verior dhe kanë prerë zinxhirin, duke dalë në rrugë. Dalja në rrugën që të çon drejt fshatit Tapizë të Fushë-Krujës ka zgjatur 35 sekonda. /Nga Etleva DELIA/

Continue Reading

LAJM PARA: “Duan të gllabërojnë pronat…”, reagon rektori i pezulluar nga ministrja Shahini: Vendimi i urdhëruar, dihet nga kush…
LAJM PAS: DOKUMENTI/ Erion Veliaj gjobit 200 mijë lekë PD-në, protestuesi urinoi në derën e Kryeministrisë…(video)

TË FUNDIT

“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj
  • Aktualitet

“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj

8 hours ago
DOKUMENTI – Nis ndalimi i gjuetisë së krapit në Liqenin e Shkodrës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka një mesazh…
  • Aktualitet

DOKUMENTI – Nis ndalimi i gjuetisë së krapit në Liqenin e Shkodrës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka një mesazh…

8 hours ago
FOTOLAJM – Çfarë po ndodh me moderatoren e njohur që la shtëpinë e BBVip, Kiara Tito publikon foton me detajin…
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Çfarë po ndodh me moderatoren e njohur që la shtëpinë e BBVip, Kiara Tito publikon foton me detajin…

9 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…
  • VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • “Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • “Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • “Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • “Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…

1 hour ago
VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…

2 hours ago
“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • Kryesore

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit

3 hours ago
“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • Kryesore

“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.