Komisioni i Mbrojtjes Civile ne Qarkun Shkoder, informon për situatën e zjarreve deri ne oren 13.00.dt.2 Gusht. 2020.
Ne Bashkine Shkoder, situata në Velipojë, ku ka tre vatra zjarri:
1. Këneta e Domnit
2. Maja e Zezë mbi Rrjoll
3. Pulaj.
Aktualisht po punojne punonjësit e AZM me te gjitha burimet njerzore organike.
Ndersa situata e vatres se zjarrit ne Malin Kolaj, Maja e Zeze, afer fshatit Rrjoll te NjA Velipoje ka 4 dite dite qe vazhdon megjithe nderhyrjen e punonjesve te AZM, por per shkak te terrenit teper te thyer malor dhe eres se forte ka qene e pa mundur izolimi i kesaj vatre zjarri per te cilen kerkohet bashkepunim me intensiv i strukturave te AZM, vullnetareve dhe komunitetit te NjA Velipoje te Bashkise Shkoder e cila nepermjet strukturave te MZSH te qendroje ne gadishmeri per te nderhyre per te parandaluar djegien e shtepive ne fshatin Rrjoll.
Rreth ores 11 kemi patur nje vater zjarri ne Qerret Velipoje, ku jane derguar dy mjete me 6 efektiva, nderhyrja e tyre ka larguar rrezikun nga banesat dhe kisha e fshatit , puna vazhdon
Ne Bashkine Vau Dejes eshte riaktivizuar perseri zjarri ne qytetin Vau Dejes afer Restorant Perla. Jane ne vendgjarje 6 zjarrfikes dhe 1 mjet qe po vazhdojne operacionin.
Ne Bashkine Puke: Ne vendin e quajtur Qaf Qerreti , ne oren 6.00 te dites se sotme eshte aktivizuar nje vater zjarri, e cila ka marre permasa te paperballueshme, megjithe nderhyrjen e Mzsh Puke dhe sektorit pyjor Puke zjarri ka pershkruar siperfaqe te konsiderueshme pylli pishe, nga bashkia kerkohet nga KMEC mbeshtetje me nderhyrje nga ajri.
Deri tani, Siperfaqe e pershkruar pyll pishe rreth 20 ha, mjete te Mzsh 3 efektive te mzsh 7, nga sektori pyjor 6 vullnetare 10 , po punojne per shuarjen e zjarrit.
KMC, nepermjet SECK, vazhdon ta monitoroje situaten dhe te kordinojme strukturat ne terren per te cilat ju kemi informuar ne menyre periodike..
Situata ne te cilen ndodhemi kerkon me teper angazhimin e titullarve te bashkive dhe drejtyesve te gjitha institucioneve anetare te KMC per te angazhuar te gjitha resurset njerzor/loghistik, vrojtues, vullnetare, pasi kjo situate nuk mund te perballohet vetem me struktyrat e MZSH, dhe AZM.
Kerkoj angazhimin e organeve ligjzbatuese per venien para pergjegjesise e zjarrvenesve te qellimshem dhe sensibilizimin e organeve te qeverisjes qendrore per mbeshtetjen me strukturat e ushtrise gjithmone nese nga bashkite jane shfrytezuar maksimalisht kapacitetet qe ato kane ne organikat e tyre.