Skip to content
13 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Ekonomia

RAPORTI/ KLSH jep alarmin, koncesionet kanë dalë jashtë kontrollit…

ShkodraWeb 22 October, 2019
rruga kombit sportel pagese

Teksa qeveria ka ndërmarrë një sërë angazhimesh për projekte të Partneritetit Publik privat (PPP), Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar në raportin e Buxhetit Faktit 2018, se “monitorimi i kontratave koncesionare, deri tani ka rezultuar jashtë kontrollit shtetëror dhe me problematika të shumta, fakt që ngre problemin e cilësisë së përgatitjes së kontratës dhe indikatorëve të matshëm mbi monitorimin e shërbimeve për të cilat janë lidhur këto kontrata”.

KLSH konstaton se për vitin 2018 është respektuar kufiri i pagesave për koncesionet/PPP në raport me të ardhurat tatimore. Në nenin 4/2 “Minimizimi i riskut për veprime ekstrabuxhetore” të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar është përcaktuar se “Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.”.

Nga KLSH vlerësohet i domosdoshëm respektimi i këtij kufiri për të gjithë kohëzgjatjen e kontratave koncesionare/PPP për vitet në vazhdim, sipas flukseve të projektuara saktë me qëllim vlerësimin e drejtë të respektimit të kufirit ligjor përpara miratimit të kontratave të reja koncesionare/PPP. Në lidhje me këto flukse dalëse sipas projekteve respektive në vitet përkatëse, bazuar në projektet e përzgjedhura për t’u audituar në Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, auditim i cili është në fazën e hartimit të Raportit Përfundimtar, janë konstatuar disa diferenca në drejtim të vlerave të pasqyruara me efekt në respektimin e kufirit prej 5% të të ardhurave tatimore.

Këto anomali përfshijnë mungesën e kuantifikimit të flukseve dalëse të Buxhetit të Shtetit për përballimin e risqeve të marra përsipër nga sektori publik dhe në të njëjtën kohë, të të gjitha kostove që angazhon projekti si TVSH apo kostot e shpronësimit.

KLSH kërkon vëmendje maksimale mbi normën e rritjes së të ardhurave për efekt të respektimit të kufirit të 5% gjatë periudhave koncesionare të kontraktuara.

KLSh ka shprehur dhe shqetësim për ndikimin që PPP-të do të kenë te niveli i borxhit publik. Ai konstaton se monitorimi i treguesit të borxhit është tepër i rëndësishëm që të kryhet, duke marrë në konsideratë edhe implikimet buxhetore që lidhen me koncesionet/PPP. “Në këtë mënyrë, çdo kontratë e lidhur për koncesionet është një kontratë me flukse detyruese disavjeçare, për të cilën nevojitet financimi i realizimit të projektit. Referuar të dhënave aktuale në lidhje me 15 kontratat koncesionare rezulton se një pjesë e tyre, referuar standardeve të klasifikimit brenda ose jashtë bilancit të shtetit sipas risqeve të marra përsipër në kontratë, ndikojnë në treguesit e borxhit. Për këtë arsye, në planifikimin dhe realizimin e treguesve të borxhit është e rëndësishme që të merren në konsideratë këto kosto financiare që mbartin këto projekte, megjithëse Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk raporton në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit, që kërkojnë që këto kontrata të raportohen në stokun e borxhit publik”, thuhet në raport.

Në 15 vitet e ardhshme (2019-2032), qeveria është angazhuar në projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP), për të cilat do të duhet të paguajë në total 2 miliardë euro, që do të vijnë nga paratë, që mbledh nga taksapaguesit.

Pagesat do të dyfishohen në 4 vitet e ardhshme, duke kulmuar në 2022, për të rënë më pas lehtë në vitet në vijim.

Nga 12.6 miliardë lekë që pritet të jenë pagesat nga buxheti për faturat e koncesioneve për këtë vit, ato do të kulmojnë në 2024-n, me 23.1 miliardë lekë, për të rënë më pas lehtë në vitet e ardhshme, duke zbritur në 2032 në 11.7 miliardë lekë. Pas këtij viti, i vetmi koncesion që do të vazhdojë të paguhet nga buxheti është ai i inceneratorit të Tiranës, me 1.5 miliardë lekë në vit deri në 2041. Në total, numri i kontratave koncesionare të miratuara, ose që kanë fituar mbështetjen buxhetore është 14. Rreth 60% të shumës së angazhuar e zënë kontratat për 4 rrugë, Thumanë – Vorë, Orikum – Dukat, Milot – Balldren dhe Rruga e Arbrit. /Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: SHTYPI I DITËS/ Çfarë shkruajnë gazetat e përditshme shqiptare, e martë 22 tetor 2019…
Artikull pas: DETAJE/ “Të shtëna ma kallash në afërsi të banesave….”, banorët japin alarmin dhe policia vë në pranga 47- vjeçarin…

TË FUNDIT

hotel velipoje evazion 2025
  • Ekonomia

VIDEO – Zbulohet në Velipojë hoteli që nuk kishte deklaruar 2.3 mln euro përgjatë 5 viteve të fundit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
biznes vogel 2025
  • Ekonomia

INSTAT – Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe prej tkurrjes së popullsisë, Shkodra përgjithësisht e qëndrueshme

ShkodraWeb 26 June, 2025
banka shqiperise
  • Aktualitet

“Emigrantët sollën 251 mln euro në 3 muajit e parë”, Banka e Shqipërisë: 362 mln euro investime të huaja

ShkodraWeb 10 June, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave 13 July, 2025
  • NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë… 13 July, 2025
  • VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital 13 July, 2025
  • VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humb drejtimin e makinës dhe përplaset me motorin në Shelqet, 66- vjeçari në spital… 13 July, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen edhe 3 mijë rrënjë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen 2… 13 July, 2025
  • VIDEO – Zbulohet në Velipojë hoteli që nuk kishte deklaruar 2.3 mln euro përgjatë 5 viteve të fundit… 13 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zef sokol vladaj intervistë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave

ShkodraWeb 13 July, 2025
dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
minuta fundit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital

ShkodraWeb 13 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.