Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

RAPORTI I INSTAT – Rritet popullsia e moshuar në Shqipëri, ulet grupmosha 0-15 vjeç…

ShkodraWeb 21 May, 2021
pensioniste shetitje 2021

Popullsia e vendit po tkurret nga viti në vit, por brenda totalit grup mosha deri në 15 vjeç po tkurret me shpejtësi, teksa ajo mbi 65 vjeç po rritet me shpejtësi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në janar të vitit 2021 popullata nga 0-15 vjeç u pakësua me 11.5 mijë persona me një tkurrje 2.4 për qind në raport me një vit më parë, ndërsa grupmosha 65+ shënoi një rritje të mprehtë me më shumë se 14.6 mijë persona ose me rreth 2.4 për qind.

Rënia e popullsisë në moshat e reja, u zëvendësua nga rritja e moshës së tretë. Kjo tendencë, e cila po nxitet nga rënia e numrit të lindjeve, emigracioni i të rinjve dhe nga rritja e jetëgjatësisë do të vijë me e mprehte këtë 10 vjeçar. Nga njëra anë sistemet arsimore do të lehtësohen nga numri i nxënësve. Në ciklin parashkollor në nivelet e tjera të arsimit do të ketë më pak nxënës, duke krijuar kushtet për rritjen e cilësisë së shërbimeve.

Në të kundërt rritja e popullsisë mbi 65 vjeç do të vëre para një sprove të re infrastrukturën e Shqipërisë e cila nuk është gati ende për të përballuar valën e lartë popullsisë së moshuar dhe nevojave që ajo ka, teksa numri i pensionistëve vjen në rritje vit pas viti.

Të ardhurat nga kontributet shënuan rënie me 1.6% më 2020 dhe shpenzimet u rriten me 1.5 për qind, për rrjedhojë deficiti i skemës u thellua dhe subvencioni nga buxheti i shtetit u rrit. Financimi i buxhetit të shtetit në skemën e sigurimeve arriti në 29 miliardë lekë me një rritje mbi 14% në raport me 2019.

Nga viti 2010-2020 përfituesit në skemën e pensioneve u rriten me 22%, por ndërkohë pagesat për një pensionist kanë nisur rënien.

Në realitet, situata është edhe më e rënduar, pasi nga viti 2011 deri në 2019, janë larguar nga vendi 360 mijë persona, sipas një ankete të posaçme të INSTAT për emigracionin. Vetëm 1.6% e të larguarve ishin në moshë pensioni. Këto zhvillime tregojnë se, mosha e popullsisë mbi 65 vjeç, në përqindje të totalit të popullsisë, është më e madhe se treguesit zyrtarë. Me rënien e lindshmërisë dhe emigracionin në nivele të larta, popullsia totale do të ulet, ndërsa personat në moshë pensioni, sipas skenarëve optimistë të INSTAT, do të zotërojnë 21% të popullsisë deri në vitin 2030.

Europa po përballet me të njëjtin trend, por shumë vende, sidomos ato në BE kanë bërë përpara me politikat për të përballuar këtë ndryshim, Shqipëria do ta ketë të vështirë përshtatjen për shkak të mungesës së burimeve të kufizuara financiare dhe të vizionit për të përballuar ndryshimin e strukturës së popullsisë në favor të moshave të vjetra. Kombet e Bashkuara dhanë alarmin se, qeveritë dhe shtetet kudo në botë nuk janë përgatitur për të administruar moshën e tretë, edhe në aspektin social dhe atë ekonomik. /B.Hoxha/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 21 maj 2021…
Artikull pasardhës: Partizani- Vllaznia, ndeshja që vlen një sezon, Vllaznia superpremio për futbollistët për fitoren…

TË FUNDIT

bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
ali larijani iran 2026

“Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.