Skip to content
11 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

RAPORTI – Dyfishohen rastet e reja me Covid-19 në vend, regjistrohen edhe 2 viktima në 24 orë…

ShkodraWeb 3 January, 2022
Infektivi-pacientët-terapiu

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

MShMS ju kujton se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 335 qytetarë, në këto bashki: 182 në Tiranë, 24 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Kuçovë, 12 në Lezhë, 10 në Fier, Lushnje, Berat, 9 në Shkodër, 6 në Vlorë, 4 në Rroskovec, Himarë, 3 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 2 në Dibër, Këlcyrë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Memaliaj, Librazhd. Janë 6,601 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kamza 69 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Janar 2022)

Raste të reja ditore 335
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 110
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,487

Testime totale 1,489,836
Raste pozitive 211,220
Raste të shëruara 201,397
Raste Aktive 6,601
Humbje jete 3,222

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3098
Fier 657
Durrës 616
Shkodër 440
Elbasan 406
Vlorë 394
Berat 269
Lezhë 200
Gjirokastër 198
Korçë 151
Dibër 103
Kukës 69

Post navigation

Previous: VIDEO – Programi i famshëm holandez e nis sezonin e ri nga Shkodra, sfidat e VIP- ave zhvillohen në kalanë “Rozafa”
Next: FOTO – Dy ditë para skadimit të “ultimatumit” të Berishës për Bashën nisin ndryshimet, ja çfarë po ndodh në selinë blu

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse… 11 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • Autorët i thyejnë këmbët dhe i presin një pjesë të veshit, dhunohet brutalisht ish-kreu i PD në Dajç… 10 May, 2026
  • VIDEO – Vllaznia e mbyll në krye Abissnet Superiore dhe fiton 100 mln lekë premio, nis “Final 4″… 10 May, 2026
  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.