ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Raporti del më 11 tetor…”, shkarkimi i Presidentit Meta, delegacioni i “Venecias”: E kemi një ide…

Ne vijim te axhendes se takimeve, delegacioni i “Venecias” mbylli kete paradite edhe takimin me Komisionin Hetimor, ngritur per shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Takimi zgjati për më shumë se 60 minuta, nderkohe qe ekspertet jane therritu për vërtetimin e ligjshmërisë së vendimit te presidentit Ilir Meta per shfuqizimin e dates 30 qershor, si data e mbajtjes se zgjedhjeve vendore.

Ne perfundim te takimit, Tuori, kreu i ketij delegacini ne nje prononcim te shkurter tha se raporti perfundimtar i tyre do te dale me 11 tetor.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën”- ka thene ai, duke shtuar se “Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 tetor”.

Komisioni i Venecias përmbyll keshtu fazen e mbledhjes se fakteve, pas takimeve te shumta qe pati lidhur me qellimin per te cilin u therrit.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.