Skip to content
17 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

RAPORTI – 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë, Shqipëria po humbet fuqinë punëtore…

ShkodraWeb 9 July, 2026
punetore ndertimi kantier 2026

Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në trajnim po tkurrin forcën e punës së Shqipërisë, ndërsa numri i vendeve të lira po rritet shpejt.

Popullsia e vendit ra me rreth 430,000 banorë ndërmjet viteve 2011 dhe 2023. Tkurrja prej afro 14% e çoi popullsinë rezidente në rreth 2.4 milionë banorë, një rënie që raporti i OECD-së, “Indeksi i Politikave për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi 2026 – Profili Ekonomik i Shqipërisë”, e lidh me emigrimin e vazhdueshëm dhe normat e ulëta të lindshmërisë.

Raporti, i cili vlerëson politikat dhe kushtet për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend, nënvizon se presioni mbi tregun e punës shkon përtej numrit të banorëve që janë larguar.

Numri i shqiptarëve që jetonin jashtë vendit vlerësohej në më shumë se 1.2 milionë në vitin 2024, ose mbi 230,000 persona më shumë se në vitin 2015. Norma e emigrimit arriti në 31.1%, e dyta më e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Prirja mund të vazhdojë. Një anketë e vitit 2023 tregoi se pothuajse dy të tretat e popullsisë në moshë pune (rreth 67%) do ta konsideronin emigrimin nëse do t’u jepej mundësia, ndërsa rreth 13% deklaruan se kishte gjasa të largoheshin në vitet e ardhshme.

Largimet po përqendrohen gjithnjë e më shumë te punonjësit me kualifikime të larta, duke rritur presionin mbi kompanitë që kërkojnë staf të specializuar. Rreth 95% e bizneseve të anketuara kërkuan veprime më të forta nga qeveria për të mbajtur talentet në vend dhe për të trajtuar boshllëqet në tregun e punës.

Në të njëjtën kohë, popullsia që mbetet në Shqipëri po plaket me shpejtësi. Mosha mediane u rrit nga 35.5 vjeç në vitin 2011 në 44.3 vjeç në vitin 2024.

Një në pesë banorë është tashmë 65 vjeç ose më i moshuar. Vetëm ndërmjet viteve 2024 dhe 2025, numri i banorëve mbi 65 vjeç u shtua me më shumë se 21,000 persona. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i të rinjve të moshës 15-29 vjeç ra me më shumë se 18,000. Kombinimi i emigrimit dhe plakjes ka bërë që popullsia në moshë pune të tkurret me 18.3% që nga viti 2011, duke ngushtuar bazën nga e cila bizneset mund të rekrutojnë punonjës.

Rikualifikimi i punonjësve

Nga ana tjetër, ritmi i rikualifikimit të fuqisë punëtore mbetet i ulët. Vetëm 1.6% e personave të moshës 25-64 vjeç morën pjesë në arsim ose trajnim gjatë vitit 2024.

Kjo përqindje ishte vetëm 12% e mesatares së Bashkimit Europian, ku pjesëmarrja arriti në 13.3%. Hendeku me BE-në po zgjerohet. Pjesëmarrja në arsimin e të rriturve në Shqipëri është rritur me vetëm 0.5 pikë përqindjeje që nga viti 2016, ndërsa në Bashkimin Europian treguesi është rritur me më shumë se tri pikë përqindjeje gjatë së njëjtës periudhë.

Pjesëmarrja e ulët në trajnim po bëhet më problematike ndërsa kërkesa për punonjës rritet. Shqipëria regjistroi më shumë se 61,000 vende të lira pune në vitin 2023, një rritje prej 54% krahasuar me një vit më parë. Rreth 75% e tyre ishin pozicione të sapokrijuara.

Rritja e vendeve të lira nuk u shoqërua me një ulje të ngjashme të papunësisë. Norma e papunësisë mbeti në 9.4% në vitin 2024, ndërsa papunësia afatgjatë ishte 6.6%, kundrejt 1.9% në Bashkimin Europian. Industria përbënte 33.8% të vendeve të lira, tregtia 14.6%, ndërsa akomodimi dhe shërbimet ushqimore 14.2%.

Sipas OECD-së, kombinimi i një numri të lartë vendesh të lira me papunësi të vazhdueshme tregon se problemi nuk lidhet vetëm me mungesën e punëkërkuesve. Ai pasqyron një mospërputhje strukturore ndërmjet aftësive që kërkojnë punëdhënësit dhe atyre që ofron forca ekzistuese e punës.

Pa zgjerimin e programeve të rikualifikimit dhe trajnimit, veçanërisht në sektorët që po krijojnë më shumë vende pune, raporti paralajmëron se ky hendek mund të vazhdojë ose të zgjerohet, duke kufizuar si rritjen ekonomike, ashtu edhe rezultatet e punësimit. /Monitor/

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 9 korrik 2026…
Next: VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien 16 July, 2026
  • Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara 16 July, 2026
  • EMRAT – Plagosja me thikë tek Poliklinika në Shkodër, arrestohen babë e bir të dyshuar si autor të ngjarjes… 16 July, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka… 16 July, 2026
  • OPINION – “Mbyllet këtu rrugëtimi ynë europian i këtij sezoni”, a mjafton pas katastrofës së Vllaznisë në Europë?! 16 July, 2026
  • OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?! 16 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.