RAPORTI – 13 jetë të humbura dhe 158 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë, në raportet ditore për situatën epidemiologjike, njoftoi se të enjten, janë regjistruar edhe 13 raste të humbjes së jetës nga korona virusi i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 438.


Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani njoftoi gjatë një konference për media në Prizren, se nga testimi i 471 mostrave, janë regjistruar edhe 158 raste të reja të të infektuarve, dhe me këtë shifër numri i përgjithshëm shkon në 12.002.

Të shëruar nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri janë konstatuar 245 pacientë . Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 7.929.

Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 3635.

ShkodraWeb Channel