Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vetëdorëzimin e Klement Balilit. Në një postim në rrjetet sociale, Basha përsërit qendrimin e bërë publik më herët edhe nga PD zyrtarisht. Basha shton se i njëjti film është parë dhe më situatën e Saimir Tahirit. Ai shprehet se Ramës i djeg e vërteta sepse kjo është prova e kapitullimit të tij para krimit.
POSTIMI I PLOTË
Rames i djeg e verteta sepse Balili eshte prova e kapitullimit te tij para krimit. I djeg sepse ka ulur koken para te gjitha kushteve te trafikantit te droges. I djeg sepse shqiptaret do ta shohin shpejt lehtesimin nga akuzat per trafik droge. E kemi pare kete film me S. Tahirin.