Saimir Tahiri mungoi ne mbledhjen e pare te GP te PS vetem nje dite para konstituimit te Kuvendit te ri. Pavaresisht se kryeministri Rama kishte porositur qe te mos kishte asnje mungese ne kete mbledhje te rendesishme ku u moren vendime per parlamentin e ri dhe vete grupin parlamentar, Tahiri nuk ishte i pranishem. Zyrtarisht u tha se ishte jashte vendit, motiv jo shume i vlefshem per te justifikuar mungesen ne nje mbledhje te paralajmeruar prej kohesh. Kjo “ikje” e Tahirit eshte vijim i qendrimit te tij ne mbledhjen e kryesise se PS-se, ku ai u largua nga mbledhja shume me pare se te tjeret. Ne fund rezultoi se Tahiri nuk do te ishte pjese e qeverise se re. Po te gjykosh dhe nga pozicionimet e mediave qe kane qene prane Tahirit sa ishte ne krye te Ministrise se Brendshme, eshte e lehte te hamendesosh qe ne mes Rames e Tahirit ka nisur nje “dimer” qe me kalimin e muajve, mund te behet me i forte. Mediat mbeshtetese te Tahirit nuk kane kursyer Ramen per “cilesine e kabinetit”, sidomos ne drejtim te dy- tre ministrave e vecanarisht Senida Mesit. Nga ana tjeter, Tahiri duhet te ndjehet dyfish i neperkembur. U largua nga kabineti mbase nga presioni i Metes ndaj Rames pak para zgjedhjeve, u zevendesua nga Xhafa dhe nuk u be pjese e qeverise se re, edhe pse tashme PS-LSI jane ne opozite te eger. Duhet sjelle ne kujtese se Tahiri ne politike ishte nje “gjetje” e Edi Rames, i cili i besoi ne fillim Fondacionin “Qemal Stafa” ne PS, per te kaluar me PS-ne e qytetit, Kryesine dhe deputetllekun. Kulmi i karrieres ishte qenia minister i brendshem, por ne shenjester te akuzave te PD-se ne fillim e ne mbyllje te mandatit te pare, edhe te aleateve te LSi-se. /ShkodraWeb/
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!