“Rama sulmoi gazetën pas publikimit të transkriptit përvëlues…”, reagon Berisha: Edvini sfazohet fare pas publikimit të Bild

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kreu i qeverisë Edi Rama sulmoi nëpërmjet zëdhënëses së tij gazetën gjermane “Bild”, pasi sipas tij, kjo gazetë publikoi transkriptit përvëlues të bisedës se tij telefonike te dosjes 184.

Reagimi i plotë i Berishës:

Edvini rende ne krize te thelle psiqike! Miq, Edvini sfazohet fare pas publikimit nga gazeta gjermane Bild te bisedes se tij telefonike te marre nga dosja 184 me trafikantin e votave.

Ai sulmoi sot si paranojak me zedhenesen tij gazeten Bild per publikimin e transkriptit përvëlues te bisedës se tij telefonike te dosjes 184 me trafikantin e votave, qe fakton akuzat e bëra me dhjetëra here nga gazetaret dhe opozita per implikimin direkt te tij ne manipulimin e zgjedhjeve si dhe për paraqitjen e narkoshtetit te tij si shteti i mafes.

Ky sulm i tij, i stilit te eterve te tij mizor xhelat te fjalës se lire është hedhur poshtë me perçmim si çmenduri nga gazetari kryesor i politikes gazetës Bild, Peter Tiede.

Loading...