Shefi i qeverisë i është larguar sot disi temës së protestës së studentëve për të folur për një tjetër çështje me rëndësi për një tjetër kategori sociale.
Siç kishte deklaruar më herët, kryeministri Rama shkruan në Twitter se qeveria miratoi pakon e Vitit të Ri për pensionistët 50 USD dhe “çekun e bebeve” të 2019, 400 dollarë fëmija i parë, 800 i dyti dhe 1200 dollarë i treti.
“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)? dhe çekun e bebeve të 2019 (400 USD fëmija i parë – 800 i dyti – 1200 i treti) ?Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin?”, shkruan Edi Rama në postimin e tij.