Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Rama: Per 10 dite do te “skanohet” e gjithe administrata, kemi te miretrajnuar pa pune

ShkodraWeb 15 October, 2017
ramainterviste840

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar të gjitha drejtoritë dhe institucionet shtetërore që brenda 10 ditëve të bëjnë një “skaner” të të gjithë punonjësve të administratës, të cilët nuk kanë diplomat përkatëse për funksionet që ushtrojnë.

Këtë nismë Rama e ka njoftuar nga Vlora, ku ka deklaruar se do t’i shpallë “luftë” analfabetizmit në administratën shtetërore. Rama paralajmëroi operacionin “fshesa” për punonjësit e administratës, të cilët janë emëruar politikisht dhe që nuk janë eficientë në punë. “Kemi njerëz të mirëshkolluar, kemi njerëz të mirëtrajnuar e të mirëpërgatitur që rrinë pa punë dhe kemi analfabetë që merren në punë e që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Kemi njerëz që paguhen nga taksat e shqiptarëve komplet në vendin e gabuar, që nuk përputhin as arsimin, as trajnimin, as eksperiencën me nevojën e vendit të punës që mbulon. Të tilla ka pa fund dhe justifikimet për këto, duke filluar nga justifikimi me parti, duhet të marrin fund.

Çudirat e burimeve njerëzore në këtë vend ne duhet t’i adresojmë me kurajë dhe me përgjegjshmëri dhe, mbi të gjitha, me besnikëri ndaj të gjithë atyre njerëzve që kanë sakrifikuar për të bërë studime, kanë sakrifikuar për t’u trajnuar, për të krijuar një eksperiencë në profesionin e tyre dhe nuk futen dot në punë, nuk i shërbejnë dot shtetit, sepse u kanë zënë rrugën të tjerë që zënë vende pune që nuk kanë lidhje fare me profesionin e tyre, apo me eksperiencën e tyre. Kjo është e papranueshme dhe kjo duhet të marrë fund një orë më parë”, ka thënë kreu i qeverisë. Rama ka kërkuar që raportet t’i dorëzohen zëvendëskryeministres, e cila më pas do të ndjekë procesin e ristrukturimit të administratës.

“Ky raport i duhet dorëzuar çdo ministri dhe një kopje zyrës së zëvendëskryeministres në Këshillin e Ministrave, e cila ndjek gjithë procesin që ka të bëjë me ristrukturimin që ne po bëjmë. Çështja e burimeve njerëzore është një plagë, me të cilën ne do të merremi shumë seriozisht”, ka thënë Rama.

POLICIA

Kreu i qeverisë ka paralamëruar dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit se do të ndëshkohen në rast se do të mbyllin sytë ndaj rasteve abuzive. Rama paralajmëroi dhe vetingun për funksionarët e Policisë së Shtetit, duke thënë se do t’u kontrollohen pasuritë. “Mbyllja e syve duhet ndëshkuar me pezullim, madje edhe me ndjekje penale për ata punonjës, drejtues e shefa komisariatesh të Policisë së Shtetit, që dredhin zinxhirë dhe pinë raki, ndërkohë që pas shpinës së tyre, të kthyer me qëllim nga ana tjetër, zhvillohen krime të tilla.

Shumë shpejt duke do të fusim në një proces transparence të gjithë kuadrot e Policisë së Shtetit, që nga pasuritë që kanë te vendim marrjet, veprimet dhe mosveprimet në kohë dhe deri tek elementët e tjerë që lidhen me profesionalizimin. Do të bëjnë që ne të kemi një pastrim më të thellë që çon më tutje procesin e pastrimit që nisëm katër vjet më parë dhe të zhvilluar me këmbëngulje në Policinë e Shtetit”, tha ai.

ARSIMI DHE SHËNDETËSIA

Për Ramën, edhe drejtoritë arsimore do të preken nga ristrukturimi. Ai njoftoi se drejtorët e shkollave, të cilët do të rezultojnë me nivel më të ulët se mësuesit, do të hiqen nga puna, pavarësisht se janë socialistë apo të çfarëdo partie. “Drejtues shkollash që janë nën nivelin e mësuesve. E për këtë arsye, 300 mësuesit më të mirë, të dalë nga testimi kombëtar që bëhet periodikisht nga Ministria e Arsimit, do të ftohen të drejtojnë shkollat, në vend të 300 drejtorëve më problematikë në sistemin arsimor.

As nuk duam të dimë fare se për kë votojnë këta mësues dhe a e duan po jo partinë tonë”, tha ai. Kryeministri deklaroi se portali që u krijua për arsimin do të aplikohet dhe për përzgjedhjen e infermierëve të aftë. “Prandaj, Ministria e Shëndetësisë po krijon të njëjtin sistem, portalin e infermierëve, ku do të referohet çdo institucion, mbi bazën e testimit e mbi bazën e pikëve, për t’i punësuar”, tha Rama. /panorama/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Perdorimi vetjak i droges nuk do te ndeshkohet me burg, paraqiten ndryshimet ne Kodin Penal
Artikull pasardhës: Nard Ndoka percakton publikisht cili eshte me i miri i politikes shqiptare

TË FUNDIT

balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.