Menjëherë pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta lidhur me dekretimin e Sandër Lleshit, Edi Rama ka lajmëruar se sapo ka rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Lleshit për Ministër të Brendshëm.rama lleshi
“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.”, shkruan Rama në Twitter.
Më herë Ilir Meta u shpreh se: Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore, pa dashur të jap leksione për kushtetutën, të gjithë amatorëve do t’i ftoja të lexojë edhe një herë kushtetutën për kompetencat e presidentit.