Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga “beteja” me Presidentin, Ilir Meta për emrin e ministrit të Brendshëm. Kryeministri ka njoftuar se do të presë afatin 7 ditorë dhe do të kërkojë sërish nga kreu i shtetit të dekretojë edhe njëherë, Sandër Lleshin si ministrin e ri të Brendshëm. Rama ka thënë se do ti paraqesë sërish kandidaturën e Lleshit në mënyrë që Presidenti të krijojë bindjen e plotë për këtë kandidat.
“Do presim afatin 7 ditorë. Por do i dërgojmë sërish dekretin e Sandër Lleshit, ku do ia propozoj për Ministër të Brendshëm dhe do e shoqëroj më një letër dhe një relacion të mirë sqaruar dhe me referenca ligjore. Do i japim mundësinë Presidentit që të futet në binarët e Kushtetutës dhe që ky precedent të mos krijohet më”, ka thënë Rama.
Rama i ka dhënë përgjigje dhe kritikave për votimin e Ilir Metës si President. Ai ka thënë që Presidenti ka mbajtur qëndrim për tu lavdëruar deri në shtunën.
“Dhe ata që thonë, ja e sheh votove Liken, ja çfarë bëri Likja. Por e them që kemi votuar kandidatin për Presidenti më të mirë për rrethanat. Deri të shtunën që bëri këtë ngjarje, ka qenë president i barazpeshuar dhe për tu lavdëruar.