Rama ne krah te levizjes anti- Basha, i sulet: Po ja heq tullat nje nga nje PD-se!

Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer në përgjigjen e tij ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha, pas akuzave të këtij të fundit për lidhje të qeverisë me krimin. Nga foltorja e Kuvendit Rama pohoi se me akuzat që Basha bën tek ndërkombëtarët, si nxihet dhe as nuk i zverdhet faqja. “Mora fjalën për një temë që lidhet me asaj që i punoni ju Shqipërisë kur flisni me të huajt. Kjo s’ka lidhje me atë që quhej dikur me nxjerrje të realitet. Por ka lidhje me atë që kujt i shërbeni? Pasi ju nuk i shërbeni as Partisë tuaj Demokratike se kuponi as këtë interes. Jo më t’i vini në ndihmë Shqipërisë, pasi po ia hiqni partisë tuaj tullat një e nga një. Nëse do vazhdoni që të mos kuptoni se cili është roli juaj në këtë skenë. Pak që ju as nuk skuqeni e as nuk zverdheni, as nuk nxiheni, kur e rimerrni dhe riartikuloni, termin e urryer; krim etnik dhe kjo të çon te një pyetje, po ju politikanët etnik shqiptarë, çfarë jeni?”, tha Rama. /balkanweb/