Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Elbasan, në njëkohë ku ka thirrur mbledhjen e qeverisë, në një takim informal.
Mësohet se mes protestuesve ishin edhe deputeti i PD, Luçiano Boçi dhe kreu i PD, në Elbasan, Eugen Isai.
Ndërkaq, mbledhja e kabinetit qeveritar po bëhet në një hotel në Elbasan. Në takim janë të pranishëm ministrat e shkarkuar dhe të rinjtë. Po ashtu prezentë në mbledhje janë edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit socialist Taulant Balla.