
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mesditën e sotme qeverinë. Burime i thanë Report Tv se në mbledhje do të jenë dhe disa drejtorë institucionesh.
Të njëjtat burime bënë me dije për Report Tv se në takim kryeministri do të bëjë analizë të qeverisjes dhe punës së institucioneve. Analiza do të bëhet sipas sektorëve përkatës.
Nga ana e tyre, ministrat do të raportojnë dhe për ecurinë e dikastereve. Takimi do të zhvillohet në orën 14:30.