“Rama mashtroi…”, PD denoncon: Asnjë banor në Laç s’ka marrë çelësat pas inaugurimit me Erdogan…

Gati 3 javë më parë, Edi Rama përdori presidentin e Turqisë për të mashtruar me apartamentet e ndërtuar nga turqit në Laç. Rama dhe Erdogan u dhanë çelësat 4 familjeve, por, në të vërtetë, ato ishin vetëm sa për propagandë.

Në kompleksin e pallatave të reja, nuk ka hyrë asnjë familje.


Gjithçka ishte një show, i vënë në skenë nga Edi Rama. Banorëve nuk u jep askush përgjigje pse nuk po futen akoma në shtëpitë e tyre.

Sa më gjatë rrinë ata në shtëpi me qera, aq më i madh është dëmi që i shkaktohet buxhetit, duke paguar bonusin e qerave, ndërsa shtëpitë e reja kanë përfunduar së ndërtuari rreth 3 muaj më parë.

Qeveria dhe bashkia heshtin, duke sjellë vërdallë mbi 500 familje të Laçit, që po pengohen të hyjnë në shtepitë e tyre, të inauguruara 2 herë deri tani.

Një herë nga Rama para Vitit të Ri, një herë nga Rama dhe Erdogan 3 javë më parë. /Deklaratë për mediat e PD- së/