
Ne nje komunikim me mediat mbi Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe ecurinë e përpjekjes diplomatike te Shqiperise drejt vendimmarrjes së fundqershorit, kryeministri Edi Rama duket se eshte kthyer nga Sofja “i zhgenjyer”.
“Samiti s’ishte për temën që ne na intereson në mënyrë të vecante, por tema ishte e pashmangshme edhe si rezultat i këmbënguljes sonë për të shfrytëzuar hapësirën në dispiozicion në funksion të përpjekjes sonë diplomatike drejt fundqershorit. Patëm dy raste të rëndësishme qoftë në mbledhjen e liderëve qoftë në drekën që e pasoi.
Rasti i parë me një axhendë formale rasti i dytë edhe më i favorshëm se ishte bisedë e lirë dhe pjesën e luanit në drekën e liderëve e mori kjo temë dhe bëri që të ishte drekë relativisht e gjatë.
Është e qartë dhe s’është sekret e s’ishte nevoja të shkonim në Sofje për ta mësuar që jemi në një fazë që axhendat nuk përkojnë plotësisht, përkojnë pak, axhenda jonë e objektivave të mëtejshem të integrimit me axhenden brenda BE me objektivin e reformimit që është në një sitautë shnumë kaotike se ka shumë qëndrime e qasje të ndryshme e si pasojë ka pak qartësi se si do shkohet në rrugën e reformimit evropian nëse do shkohet në këtë rrugë.
BE është në kulmin e një debati të brendshëm dhe kjo s’ndihmon për atë që është objektivi ynë por nga ana tjetër them se ishte një mundësi e mirë që ne e shfrytëzuam maksimalisht, mnbetem optimist se do kemi një rezultat pozitiv.
Se si do artikulohet ky pozitivitet dhe cfarë mund të ketë rrugës ende, s’jam në gjendje ta them sot por përqëndrimi maksimak i jonë është i fokusuar te kapërcimi i këtij momenti për të hyrë në një fazë të re, të marrim një dritë jeshie e pastaj të shohim si do përcaktohet rruga e mëtejshme pas celjes së kësaj drite jeshile.
Erërat kundër zgjerimit brenda BE nuk ndihmojnë, mjafton edhe 1 vend i vetëm dhe gjithë procesi bëhet më i vështirë. Konkluzioni im eshte që jemi në një fazë dialogu intensiv dhe ajo që është pozitive është se kemi një zbërthim të dialogut ne nivek teknik.
Dialogu vazhdon, une jam optimist, pavaresisht se nuk eshte ne doren tone”.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!