Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin për drogën e lidhje me bandat në replikë, Rama e zhvendosi debatin tek çështja e Himarës, por të dy përfunduan në batuta, duke folur për domate, kastraveca dhe karrota.
“Këtu kultivohet droga, ju flisni e bëni interpelancë për karrota e patate. Sot këtu arritja më e madhe është kush fiton sa më shuëm terren për të kultivuar drogë”,- tha Basha.
Mungesës së kultivimit të perimeve si domate, karrota e patate, të artikuluara nga Basha, Rama iu përgjigj: “Këtu ka një lloj kastraveci që nuk eksportohet, për kultovohet në llumin e politikës së PD”.
Menjëherë pas tij fjalën e mori kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili ia ktheu me të njëjtën ironi kryeministrit “O më i madhi i kastravecëve” e më pas vijoi me akuzat e tij të lidhjes së qeverisë me drogën. “A e shikoni këtë kloun që refuzon t’i përgjigjet pyetjes pse e zhyti këtë vend në krim, pse i bëri kryetarë bashkish kriminelët? Pse duhen kryebashkiakët në tavolinën e kriminelëve, ty po të them Edi Rama, nuk i ikën kurrë kësaj pyetjeje ti. Streha e fundit e maskarait është pseudo-patriotizmi, ti patriot? Ti nuk do që të çelen negociatat me BE. Ti merr milionat me kërbaç nga xhepat e qytetarëve për t’i ndarë me oligarkët, me të cilët mban pushtetin. O më i madhi i kastravecëve, këto janë shifrat, do të japësh llogari, herët a vonë, unë besoj më shumë herët se sa vonë,” tha Basha.
Kreu i PD tha se Rama është gati të dalë lakuriq para njerëzve për të larguar vëmendjen për problemet e vërteta.
“1.3 mld euro ka nxjerrë me drogën Shqipëria. Është shifër astronomike. Nuk e përkthen dot as në kaq shtëpi, as kaq vakte për të ngrënë. Kryepërfutesi i drogës është ky (për Ramën) dhe Habilajt e tij, dhe vjen e bën patriotin, ky që çon 260 mijë shqiptarë në eksod. Streha e fundit e maskarait është pseudo-patriotizmi, po të ishe patriot ti do kishe dhënë dorëheqjen që kur dolën mushkonjat e para, ti që shkatërroje qoftë dhe një tjegull pa leje, se e doje të gjithë terroritorin për bandat e drogës. Europa ta ka mbyllur derën si trafikant që je. Mbrojte Saimir Tahirin, pas hetimeve të antimafies italiane, vërtetësinë e së cilës nuk e vë askush në botë në diskutim. Ti je gati të dalësh lakuriq para njerëzve për të hequr vëmendjen nga lekët e drogës,” tha Basha.