Rama diversion artistëve: Ndrenika si mojkani i fundit, nuk ka trashëgimtarë për fronin e tij…

Në inaugurimin e teatrit të ri në Tiranë, i cili do të mbajë emrin “Turbina” ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Duke folur për protestën e artistëve kundër shembjes së godinës së teatrit, Rama tha se ndihet i pikëlluar kur sheh Robert Ndrenikën me pamjen prej mojkani të fundit të një historie talentesh.

“Shqipëria nuk e pati kurrë një godinë të denjë të Teatrit. Mbreti Zog e kishte në planet e tij, por nuk pati kohën në dispozicion.

Regjimi Komunist e përfundoi në 1946 për të qenë vatra e Kulturës. Kjo përbën momentin estradës së Shqipërisë. Pastaj dihet si rrodhën gjërat dhe si Shqipëria ka mbetur i vetmi vend në Evropë dhe rajon pa një skenë të tillë të Teatrit.

Të bëjmë pyetjen që duhet bërë sot. Kjo pyetje nuk është për të prishur apo ndërtuar këtë godinë.

Pyetja është se çfarë duhet bërë, kjo është pyetja e vërtetë. Çfarë duhet bërë për të mbushur gropat e mëdha që kanë lënë ikjet pa kthim të Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës. Agim Qirajqit, Bujar Lakos e me radhë. Se kur e shoh sot Robert Ndrenikën në tryezat për të ardhmen e godinës, më shumë se çfarë mendon ai për godinën mua më pikëllon dukja e tij prej mojkani i fundit i një historie talentesh të mëdha dhe emocionesh të pafundme. Ndërkohë që sot nuk i shquan sot ku janë trashëgimtarët e fronit të Robert Ndrenikës apo të mbretërve dhe princave që nuk janë sot”- tha Rama.