
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sa i përket postimeve të kryeministrit Edi Rama në Instagramin e tij, që shpesh kanë temë vetë kryedemokratin. Në një postim në Twitter, Basha ka sjellë në vëmendje faktin e trishtë se javën që lamë pas kanë humbur jetën 60 qytetarë.
Kryedemokrati ka theksuar se kryeministri është i pandjeshëm përballë familjeve të viktimave sa dëfrehet në Instagram.
Postimi i plotë:
Mbi 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, mbi 60 familje të dërrmuara po qajnë dhe vajtojnë sonte të dashurit e tyre, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij. Ditë e trishtuar për vendin tonë!