Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Rama, armiku më i egër i pluralizmit i demokracisë”, Berisha: Në 11 dhjetor rithemelojmë PD- në, Lulzim Boshi tradhtari më i madh

ShkodraWeb 8 December, 2021
sali berisha 8 dhjetor 2021

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga sheshi Demokracia, ku qëndron shtatorja e Azem Hajdarit, iu bëri thirrje demokratëve që t’i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit. Në kuadër të ditës së Rinisë, Berisha pohoi se në 11 dhjetor do të rithemelohet PD.

Mes të tjerash ai nuk i kurseu akuzat për Ramën, të cilin e cilësoi si armikun më të egër të pluralizmit, ndërsa Bashën si tradhtarin më të madh.

“Më 22 mars u arrit që të përzënë me votën e lirë, regjimin më të egër. Miqtë e mi në 3 dekada, Shqipëria me gjithë kompleksitetin dhe vështirësisë shoi ndryshime në krye të PD, sa as në asnjë vend tjetër, në Europa dhe më gjerë. Nga vendi më i izoluar i Europës dhe planetit, ajo kaloi në grupin e vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta.

U anëtarësua në Këshillin e Europës, bëri hapa para për anëtarësim në BE. Pësoi transformime të gjithanshme. në 2013 kaloi në opozitë, më pas erdhën ata që u përmbysën në 92. Edhe Edi Rama, i cili në nëntor të 90-ës sapo nisi lëvizja studentore ia mbathi në Korfuz dhe u kthye pasi përfundoi çdo gjë. Në këto 8 vite ai në lidhje me krimin, me nostalgjinë e modelit të etërve të tij bëri në mënyrë kriminale arritjet e mëdha. Koha ndaloi dhe bëri prapakthehu. në këto 8 vite, PD, demokratët derdhën lumenj djersë, sakrificat, por mjerisht ata kaluan nga një humbje në një humbje tjetër.

Absolutisht jo për shkak të tyre, por krejtësisht të njeriut i cili pas 8 vitesh meriton të quhet aspak dhe as më shumë Lulëzim Boshi, apo peng-kryetari. Në këto 8 vite shqiptarët u larguan nga Shqipëria si në vitin 91. Regjimi në pushtet priste shpresën, çdo sekondë e minutë te shqiptarët. Shqipëria një vend i bekuar me pasuritë e saj përrallore, me potenciale, me inteligjencën e njerëzve të saj, të mençur, u bë vendi i shpresës së munguar, i dëshpërimit dhe pesimizmit i qytetarëve të saj. U bë vendi ku kërkesën e tyre të madhe, alternativë e tyre ngeli largimi nga Shqipëria.

Të gjitha këto erdhën se në 8 vite PD pushoi së qenuri ajo që ishte. drejtuesi i saj preu një nga një kolonat mbi të cilat ajo ishte ngritur, parimet dhe idealet mbi të cilat ajo qëndronte. nëse sot themi se Rama është armiku më i egër i pluralizmit i demokracisë, Lulzim Basha është pa asnjë diskutim është tradhtari më i madh i tyre. Mirëpo, llogaritë e Edi Ramës se ka marrë peng Lulzim Bashës do të mund të marrë peng idealet e pavdekshme të dhjetorit, të studentëve liberatorë, të PD, të dhjetra qindra mijërave, anëtarëve të saj, të cilët shkrin të gjitha forcat dhe energjitë e tyre për një Shqipëri tjetër, kanë marrë fund. Sot vijmë në këtë dhjetor me një dhjetor të ri të idealeve më të larta më të vendosur se kurrë. Të rithemelojmë partinë e dhjetorit të 90, partinë e studentëve dhe të të rinjve, të shqiptarëve, të votës së lirë.

Vijmë më të vendosur se kurrë se ashtu siç çmontuan dhe përmbysëm 31 vite më parë diktaturën hoxhiste, të përmbysim dhe çmontojmë narko-shtetin e Edvin Kristaq Ramës, dhe pengut të tij Lulzim Basha. të rikthejmë vlerat e lirisë, votën e lirë, dinjitetin njerëzor, hapin e shpejtë të integrimit të vendit në BE. 11 dhjetori po vjen, është ditë e madhe e atyre që themeluan PD-në, e atyre që arritën që të përmbysin diktaturën komuniste, që ndërtuan Shqipërinë demokratike. E atyre që në një moment kritik për pluralizmin politik, u ngritën si feniski dhe do të ndërtojnë në 11 dhjetor monumentin madhështor të pluralizmit politik. Nga ky shesh, shesh i historisë së madhe, ftoj demokratët, delegatët e Kuvendit Kombëtar, ata që firmosën dhe ata që nuk firmosën, të vijnë në 11 dhjetor në Kuvend që do të mbahet në Arenën Air Albania.”, tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Do e bëjmë Shqipërinë si Evropa”, Basha kërkon falje këtë “8 Dhjetor” dhe zotohet para shqiptarëve…
Artikull pasardhës: Policia e parandaloi ditën e sotme duke arrestuar 4 persona, ka kundër kujt do të kryhej atentati mafioz…

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.