Akuza të forta ka adresuar sot kryeministri Rama ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për atë që ai e cilësoi taposje e hetimeve për kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës, e për të cilën tashmë është në pranga Arbër Cekaj, arrestuar në Gjermani.
“Po ua them sot shqiptarëve, se cështja e kokainës, tani që lufta me kanabisin është histori e së shkuarës, cështja e kokainës është problemi i tyre dhe kjo nuk është pjesë e asaj politikës kush të shajë më shumë, sepse historia e kokainës së kapur së fundi nuk ka nisur dje dhe arrestimi i atij personit është i lidhur me një histori që ka filluar më parë, dhe të cilën prokuroria e krimeve të rënda duhet ta kishte hetuar më parë, por ne nuk jemi si këta, nuk marrim informacione dhe copa letrash nga institucionet dhe dalim dhe bëjmë gjyqin e këtyre, ne presim, kemi durim të madh për të mbajtur dhe për të dhënë megjithë koston e madhe perceptimit të opinionit se jemi të gjithë njësoj, por problemi qenlkemi ne, se kanabisi u njoh si farë kur fituam zgjedhjet në 2013.
E vërteta e lidhur me trafikun e kokainës, me operacionin që coi në pranga një eksponent të rëndësishëm por jo te vetmin e trafikut, me taposjen e kanalit të hetimeve nga prokuroria e krimeve të rënda do dali mund të vonojë por do të dalë”- tha Rama.