RAMA 2/ Edhe dy drejtore te LSI-se “fluturojne” me doreheqje (emrat)

Vjen dorëheqja e radhës nga rradhët e drejtorëve të LSI. Burimet bëjnë me dije se Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika ka paraqitur dorëheqjen. Gjithashtu ka lëvizur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahia, por ky i fundit është liruar nga detyra. Sakaq pak ditë më parë erdhi edhe dorëheqja e parë nga drejtorët e LSI. Pas betimit të qeverisë së re te Presidenti Meta, i larguari ishte kreu i ISHMP Ergys Agasi. /panorama/