Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Raca e albanologëve të huaj mund të ekzistojë si çështje dashurie, jo si domosdoshmëri shkencore

ShkodraWeb 22 October, 2017
zijavukaj840

Nga Zija Vukaj

Shumë personalitete të kulturës evropiane që u morën me albanologji, duke filluar nga Laibnici gjetën tek Shqipëria një vend dhe një gjuhë ekzotike, madje kaq ekzotike sa nuk kishin nevojë të udhëtonin në Afrikë apo tjetërkund për të shuar patologjinë e tyre të udhëtimeve e për të parë çudirat e një bote të huaj e të largët. Vepra e linguistëve është pak a shumë në aspektin e frymëzimit romantik, e ngjashme me veprën e poetëve të quajtur “romantikët e veprimit” si Bajroni, Shelli, Keats, Pushkini etj. Dhe kjo shpjegon edhe faktin që me etno-linguistikë, antropologji shqiptare etj., u morën edhe njerëz që ishin thjesht udhëtarë të thekur, aristokratë të velur nga jeta në ambjentet e veta luksoze, por edhe konsuj, gjeologë, klerikë, funksionarë të ndryshëm administratash etj., duke përhapur valë-valë ndër bashkatdhetarët e tyre e më gjerë trendin e një stine trillesh ekzotike. Këta njerëz u bënë të famshëm me lëvdatat që i kushtuan popullit tonë, me mënyrën se si u shkrinë në diellin mesdhetar të një pjese të Ballkanit.

Ashtu si Bajroni, që shullëhej në diellin helen me vashat e ngrohta greke, dikush tjetër, si Cimohovski, në valën e këtij romanticizmi, jetonte mes malësorëve tanë të Dushmanit vuajtjet e një jete gati aborigjene e plot privacione. Por edhe ne i deshëm dhe i graduam me ofiqet më të larta të mikpritjes. Edit Durhamin e shpallëm Krajlica e Malësorëve. Ferenc Nopçes tash vonë i kemi ngritur bust në Alpe, Leopold Bertoldit, përgjegjësit kryesor të konfliktit të lufës së parë botërore i kemi bërë një bust mu në mes të sheshit para Bashkisë Shkodër, duke përjetësuar nëpërmjet mundësive që jep skulptura mendimin se fatet e një kombi si shqiptarët mund të zgjidhen nga dashuria dhe trillet e një kavalieri të vetëm austro hungarez.

A e deshën Shqipërinë dhe shqiptarët këta individë? Natyrisht që po. Por ata u gëzuan për Shqipërinë jo aq për faktin se ekzistonte, por për shkak se ishin ata që shpallnin ekzistencën e saj. Dhe u dukej më tepër si shpikje e tyre. Me fjalë të tjera, jo për faktin se ekzistonte për vete por për trillet e tyre romantike. Por jo çdo e keqe vjen për keq, sepse falë dashamirësisë së tyre (hiq Veigandin e ndonjë tjetër) kemi shkencën e sotme të albanologjisë. Por a ka kuptim ekzistenca e albanologëve të huaj në ditët e sotme? Cili është objekti i kësaj shkence? Cila disiplinë e shkencës së albanologjisë nuk mund të ezaurohet dhe të studiohet shterueshëm nga shkencëtarët tanë që kishim e që kemi, pas shkollimit të individëve të tillë si Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Kolë Ashta, Jup Kastrati, Martin Camaj, Moikom Zeqo, Pëllumb Xhufi etj., etj., etj.? Pse u dashka të ekzistojë raca e albanologëve të huaj në kohët e sotme, si sistem referimi për të vërtetat tona?

Kjo racë e çmuar lindi në kushtet ekstreme kur bijtë e shqipes nuk kishin mundësi të shkolloheshin, pasi gjuha shqipe dhe shkenca e albanologjisë nuk kishin lindur akoma. Sot raca e albanologëve të huaj mund të ekzistojë vetëm si çështje dashurie, por jo si domosdoshmëri shkencore. Kurse dashuria nuk njeh moshë as raporte të objektit me subjektin, ashtu siç nuk njeh kufij adhurimi ynë fshatarak e provincial për çdo individ që ka një origjinë joshqiptare.

Post navigation

Previous: Ngjela: Prisni e shikoni, fakte kompromentuese do dalin, Amerikanet dine gjithcka
Next: FOTO/ Basha publikon Rrustemin qe shet banane dhe qe ben nje pyetje permes nje fotografie

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024

TË FUNDIT

  • NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi… 18 June, 2026
  • “Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite 18 June, 2026
  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

sonila gruda 2026

NGA SONILA GRUDA – Shkodra, djepi i ngrimë i nji qytetnimi…

ShkodraWeb 18 June, 2026
pellumb gjoka sy ecc 2024

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, SPAK kërkoi dënim me 14 vite

ShkodraWeb 18 June, 2026
ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.