Ra në lum duke kapur topin, gjendet i pajetë pas 14 ditëve kërkime vogëlushi 10 vjeçar…

Pas 14-ditësh është gjetur trupi i 10-vjeçarit që u mbyt në lumin Fan në Mirditë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin kur 10-vjeçari ishte futur në ujë për të kapur topin pasi kishte qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë.


Mësohet se i mituri është rrëmbyer nga rrjedha e lumit, duke humbur jetën.

Menjëherë nisën kërkimet për gjetjen e trupit të të miturit, ndërsa familja Laska prej ditësh kishte hapur dyert e mortit.