QSUT nuk ka ilace per te semuret me tumor, pacientet denoncojne tek Berisha

Shkruan ne Facebook ish- kryeministri Sali Berisha: “Korrupsioni qeveritar le te semuret me kancer pa ilaçe ne meshire te fatit!
Lexoni mesazhin prekes te qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje zoti Berisha! Fillimisht uroj te jeni mire me shendet. Dua te ndaj me ju nje shqetesim te madh te cilin shpresoj ta ndani ne seancen e neserme perballe qeverise. Behet fjale per mungesen e nje ilaçi te onkologjiku ne QSUT. Ilaçi quhet HERCEPTINE dhe ka shume kohe qe mungon dhe e vetmja pergjigjie qe marrim eshte: “E ka ne dore ministria!”. Ilaçi kushton 500€-1000€ vetem per nje seance dhe mami im duhet ta marri 18 here. Shume te diagnostifikuar me semundje tumoriale, presin çdo dite e nuk e marrin dot kete ilaç ne spital dhe gjithashtu nuk arrijne ta blejne dot vete. Besoj shume qe do e ngrini kete problem kaq urgjent. Iu pershendes me besim e respekt!”. /ShkodraWeb/