Miku im qibar Françesk Armadhi, teksa kalonte me nge nëpër qendrën e Tiranës për të soditur e admiruar pa kushte zbukurimet e ndërmarra tejet seriozisht nga Bashkia me rastin e Vitit të Ri nën udhëheqjen e lavdishme të Kryetarit të saj po aq të lavdishëm Erion Veliaj, vuri re një diskriminim të vogël: Te Pazari i Ri, fort i këndshëm për sytë dhe njëherazi fort i shijshëm për aparatin tretës (nga zonja Gojë te zoti Anus) të bashkëqytetarëve të tij, prej skarave të restoranteve vinte, ndër të tjera, një erë aq e mirë qoftesh, saqë miku im jashtë mase epikurian u ul dhe i shijoi ato, duke i shoqëruar me një birrë kuqalashe Tirane.
Pastaj, fort i kënaqur e duke falënderuar Zotin lart në qiell dhe zotin Veliaj poshtë në truallin shqiptar për transformimin e Pazarit të Ri, që me një mijë për qind nuk e ka shokun jo vetëm në Europë, por as në mbarë botën, iu drejtua sheshit gungaç “Skënderbej”, por sapo u gjend në mes të atij, pasi syri i rroku rrëmbimthi tërë ato baraka ku piqeshin sallame, salsiçe e kremviçe, duke lëshuar një erë të yndyrshme aspak ngashënjyese, u zhgënjye kur konstatoi se mungonte era e bekuar e qofteve. “Si është e mundur?” pyeti veten dhe nxitoi të merrte ndonjë informacion lidhur me këtë diskriminim, që u bëhej qofteve në krahasim me Pazarin e Ri nga vinte. “Nuk na lejon Bashkia” i thanë. “Po përse kështu?”, pyeti sërish ai. “E ku ta dimë ne? – qe përgjigjja që mori – Por ti urdhëro e merr sallam, po të duash!”
Kur u takuam bashkë të nesërmen, Françesk Armadhi donte patjetër të mësonte se ç’mendim kisha unë në këtë punë qoftesh të ndaluara e sallamesh të lejuara. Pasi ia thashë, kuvenduam një copë herë me njëri-tjetrin dhe ju, të dashura lexuese e lexues të dashur, do të lexoni tani përfundimet tona të përbashkëta si vijon:
1. Pjekja dhe shitja e qofteve lejohen nga Bashkia te Pazari i Ri në mënyrë që tymi i tyre i këndshëm t’i japë shije bukës që hanë thatë ose me pak gjizë ata banorë të varfër, të cilët kalojnë andej enkas për këtë. Me siguri që kjo bamirësi e Kryebashkiakut Veliaj u zgjat jetën, sepse mishi u bën dëm sidomos të moshuarve që e kanë nivelin e kolesterolit mbi normë, ndërkohë që ilaçet që marrin me rimbursim në këtë rast jo rrallëherë janë thuajse të paefektshme.
heshi gungaç “Skënderbej” në mënyrë që era e tyre të mos u krijojë turistëve të huaj përshtypjen se ndodhen në një vend të botës së katërt me lloj-lloj aromash të rënda kuzhine të rënduar nga erëzat djegëse bash në zemër të kryeqytetit më të bukur e më tërheqës jo vetëm në Europë, por edhe në mbarë botën.
3. Pjekja dhe shitja e qofteve (30 lekë copa, thonë) ndalohen te sheshi gungaç “Skënderbej” me qëllim që vizitorët e shumtë te ky shesh të harxhojnë më shumë para, duke porositur sallam (mbi 100 e ca lekë copa, thonë) dhe pronarët e barakave me skara të fitojnë më shumë që, rrjedhimisht, të tatohen më shumë nga Bashkia. Me paratë e fituara kësisoj mendohet se Bashkia do të ngrejë ndjeshëm brenda pak koPësimi që duhet të kthehet në mësim: ideja e gabuar mbi diplomacinë hësh nivelin e jetesës për gjithë tiranasit nga 99 vjeç e lart.
4. Me shumë gjasë, zoti Erion Veliaj, që populli e thërret me përkëdheli, admirim e adhurim të pakufishëm lali Eri, kërkon që i tërë sheshi gungaç “Skënderbej” të bjerë vetëm erë sallam dhe që shprehja popullore “s’ka më qofte ke daja” të zëvendësohet, duke ruajtur të njëjtin kuptim, me shprehjen e re “s’ka më sallam ke daja”. Përse kështu? Ndoshta sepse lali Eri ka frikë se mos shprehja popullore “s’ka më qofte ke daja” mund të tingëllojë në veshët e ndonjërit si “s’ka më qofte ke taja?”. Sa për informacion, taja është një grua e cila sapo ka lindur dhe ka qumësht gjiri me bollëk si për foshnjën e saj, ashtu edhe – kundrejt pagese sigurisht – për foshnjën e ndonjë nëne të re, e cila nuk ka vetë aq qumësht gjiri sa për ta ngopur atë. Mbase, në këtë pikë, frika e lali Erit është se mos daja e Hasanit ngatërrohet me tajën e Hysenit dhe ia ha dy pashaqoftet, duke i dhënë si dëmshpërblim sallamin që mban përherë me vete.
Së fundi, por jo më së paku, miku im qibar Françesk Armadhi, i cili para 69 ditësh ka marrë shtëpi thuajse ngjitur me shtëpinë e lali Erit, ka ndër mend të themelojë shoqatën e qoftexhinjve dhe të dalë te sheshi gungaç “Skënderbej” për t’i provuar konkretisht lali Erit se ka vepruar gabim, duke e ndaluar atje shitjen e qofteve. Këtë do ta bëjë duke shitur pikërisht simite të çara tërthor, në brendësi të të cilave klientet e klientët do të befasohen në mënyrë konsensuale e sidomos konseksuale duke admiruar një copë sallam paksa të harkuar e dy qofte të rrumbullakëta, çka do të rrisë xhiron dhe, si pasojë, fitimin nga simitet në fjalë, pra, gjithashtu fitimet e Bashkisë e madje të Shtetit, përmes tatimeve e detyrimeve të tjera që duhet të paguajnë si qoftexhinjtë, ashtu edhe sallamxhinjtë e bashkuar në një sindikatë të vetme mbarëshqiptare me president të përjetshëm, pikërisht lali Erin! /Nga Edmond TUPE/