Disa ditë më parë, do të ndahej nga jeta Zotni Nardi, siç e thërrisnin në shenjë nderimi dhe respekti Ferdinand Bushatin të gjithë, në Shkodër dhe kudo ku ai njihej. Ai ishte zbuluesi dhe mbështetësi i qindra talenteve, të cilët e nisën rrugëtimin e tyre në art nga “duart” e Zotni Nardit.
Nëse do të ishte në jetë, për Zotni Nardin do të ishte një ditë e gëzueshme, ku shumë nga artistët e njohur, do ta uronin fizikisht apo përmes rrjeteve sociale, siç ka ndodhur deri në ditlindjen e fundit të tij.
Sot ai mungon fizikisht, por nuk harrohet e vështirë se do të harrohet edhe me kalimin e viteve. Aktori dhe arshivisti i Teatrit “Migjeni” Astrit Fani, përmes një publikimi në rrjetet sociale, kujton ditëlindjen e Zotni Nardit.
“Sot do të festonim 92 vjetorin… Qofsh i Parajsës, mësuesi e miku im i mirë!”, shkruan Fani, duke publikuar edhe një foto krah për krah me Zotni Nardin.