“Qilimi Shqiptar” i sheshit të Shirokës fiton çmim ndërkombëtar për kategorinë pejsazh/hapësirë publike…

Shkruan në Facebook deputeti i Shkodrës Benet Beci: Shiroka me projektin “Qilimi Shqiptar” të arkitektit Hernandez, fiton çmimin e parë te Loop Design Awards për vitin 2021 ne kategorinë pejsazh/hapësira publike.

Këtë vit konkuruan për çmime 650 projekte nga 50 vende të botës. Urime arkitektëve për idenë e veçantë dhe këmbënguljen për cilësinë e projektit, inxhinierëve e ndërtuesve të veprës dhe kolegëve të Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund për përfundimin e suksesshëm të një tjetër projekti të rëndësishëm për vendin.

Një lajm shumë i mirë që e vendos Shkodrën në qendër të vëmendjes, një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit dhe një nxitje e përgjegjësi për të gjithë që të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim punën për transformimin e qytetit.

ShkodraWeb Channel

Open

Close