Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Qeveritë që degradojnë nuk përballohen dot me mjete demokratike, historia ka treguar se kemi nevojë për shkundje të forta”

ShkodraWeb 14 April, 2018
andibushatiOk

Nga Andi BUSHATI

Gurë dhe hunj mbi traun e koncesionarit në rrugën e kombit. Qepena të mbyllur në tregjet e pakicës. Miell në parlament mbi kokat e qeveritarëve. Tentativa për të protestuar para shtëpisë private të Ramës. Prej disa ditësh opozita po qëndron me flakandan në dorë për t’i fryrë ç‘do konflikti të mundshëm. Disa kanë filluar t’a quajnë të dhunshme, disa pesimistë të pashpresë dhe disa të tjerë të mjerë, që mëton të pengojë reformën në drejtësi.

Ajo që na mëson historia jonë e këtij çerek shekulli, është sa e thjeshtë aq edhe e qartë: kur qeverisjet kanë tendencën për të degraduar në rregjime, ato nuk përballohen dot vetëm me mjete demokratike. Po të hedhim sytë pas, ky pohim rrezulton gjithnjë i vërtetë.

Sali Berisha arriti t’a fitojë pushtetin në mars të vitit ’92 vetëm pasi ndoqi politikën e zhytjes së vendit në kaos, vetëm pas nxitjes së grevave të përgjithshme dhe në fund, pas grushtit vrastar që i dha qeverisë së përbashkët të stabilitetit. Nëse ish lideri i atëhershëm i demokratëve do të kishte zbatuar lojën demokratike dhe do të kishte respektuar verdiktin e zgjedhjeve të 1991, komunistët do të kishin qëndruar se paku edhe 3 vite në pushtet.

Si për ironi të fatit, loja e historisë i ktheu reston Berishës. Ai udhëhoqi fillimisht si një despot, burgosi opozitarë e gazetarë, vodhi zgjdhjet, lejoi ngritjen e piramidave dhe me anë të tyre fitoi garën lokale të tetorit ’96, që u konsiderua e vlefshme nga komuniteti europian.

Duhej që, disa muaj më pas, shqiptarët t’i vinin flakën vendit për të rrëzuar me çmimin e tmershëm të mbi 2 mijë të vrarëve, një tentativë për të ringjallur diktaturën. Sado e dhimshme dhe cinike të duket ’97-a nuk e ktheu mbrapa, por e shpuri përpara vendin.

Po e njëjta taktikë u zgjodh edhe nga opozita socialiste për të rrëzuar Berishën e dytë. Provokimi i 21 janarit, shkopat, gurët, bombat molotov patën një qëllim të caktuar: të nxirrnin fytyrën e vërtetë të një qeverisjeje që po degradonte në autoritarizëm.

Pa e provokuar rëndë, ne nuk do të arrinim të bindeshim kurrë për profilin e njeriut që urdhëroi vrasjet në bulevard.

Kjo gjë është e vlefshme edhe për Edi Ramën sot. Nëse nuk do ishte mbajtur nën trysni dhe presion ai do të vazhdonte të propogandonte një Shqipëri ku nuk mbillej hashash, ku nuk uleshin avionë droge. Pa këtë trysni ai do të vazhdonte të pikturonte një parlament ku nuk ishin zgjedhur kriminelë, megjithëse policia nuk i ndalonte dot deputetët e shoqëruar me trafikantë, apo një arenë biznesi ku gjithçka lulëzonte dhe nuk ishte kapur nga klientët e tij oligarkë.

Frymëzimi i tensionit aktual, thyerja e traut që nxjerr të vërtetat e koncesionit, mbyllja e qepenave që tregon se përse po varrosen tregtarët e vegjël, demonstrimi në Surrel që flet më shumë se gjithçka për arsyet pse po betonohet Tirana, duken në pamje të parë si akte “vandale”.

Shumëkush edhe e ka akuzuar opozitën për to. Por në fakt, pavarësisht nga motivet dhe qëllimet, ajo duhet përgëzuar. Sepse ajo po na ofron njësoj si në ’91, njësoj si në ’97, njësoj si në 2011, pasqyrën e dhimbshme ku duhet parë regjimi që po instalohet. Dhe historia jonë e afërt na ka treguar se, ne si popull, kemi nevojë për shkundje të forta, për të kuptuar që gjendemi në prag të katastrofës./ Lapsi.al

Post navigation

Previous: MINUTA E FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri afër ish- Shtëpisë së Oficerëve
Next: FOTO/ Policia jep versionin zyrtar për plagosjen e 32- vjeçarit në pikën e basteve

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.