
Kreu i Partise se Lirise, Ilir Meta ne konference per mediat, ka prezantuar iniciativen e pare ligjore qe do ndermarre ne shtator ne Kuvend per te garantuar indeksimin e pagave.
“Jemi këtu për të theksuar pasojat katastrofike të korrupsionit, vjedhjes jashtë cdo imagjinate të qeverisë të hajdutokratit Rama të cilën e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuara gjatë 10 viteve qeverisje të tij.
Mbi 67% e popullsisë, pra 2/3 sot në vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë.
76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur dhe fëmijët me më pak ose në kufirin e varfërisë.
Që nga 2017, ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues dhe për këtë do ndërmarrin menjëherë në fillim të sesionit të ri në Kuvend iniciativën për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe nëse nuk do miratohet, që është shumë e mundur padyshim do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe më pas do ndjekim dhe gjykatat evropianë, ky është sadizëm”, tha Meta.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!