
Qeveria ka miratuar rehabilitimin e qendrës historike dhe zonën e mbrojtur të qytetit të Shkodrës. Lajmin e ka dhënë prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni, në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe vendimin përkatës të qeverisë. Këtë iniciativë të qeverisë, Angoni e konsideron si mundësi për turizëm kulturor.
PUBLIKIMI I MAJLINDA ANGONI
Shkodër, rikualifikimi i qendrës historike; mundësi për turizēm kulturor.
Më në fund një lajm shpresëdhënës për Shkodrën! Qeveria Shqiptare miraton rehabilitimin e Qendrës Historike dhe zonën e mbrojtur të qytetit të Shkodrës.
Qendrës historike të qytetit, gjenezës sē qytetarisë dhe kulturës mbarë kombëtare ku bashkëjetojnë harmonishëm vlerat historike, njerëzore e arkitektonike do t’i kthehehet identiteti i munguar.
Plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e Qendrës Historike dhe zonës mbrojtëse #Shkoder do të ndihmojë në ruajtjen e vlerave historike si një shtysë për zhvillimin e turizmit kulturor.
Kjo nuk është vetëm detyrë e institucioneve të qeverisjes qendrore dhe asaj vendore por një detyrë qytetare e të gjithëve ne sëbashku që të kthejmë vemendjen nga rrënjët e tua përcjellim brezave si një fill historik që lidh të shkuarën me të ardhmen.