Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Qeveria mbyll universitetin privat, deri me 16 shkurt çdo student duhet të ketë gati dosjen e vet

ShkodraWeb 7 February, 2018
qeveriaRama2

Një nga vendimet e Këshillit të Ministrave të marra sot në mbledhje është edhe ai për mbylljen e një tjetër universiteti privat. Sipas VKM të publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave me propozim të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është vendosur mbyllja e veprimtarisë së shkollës së lartë universitare jopublike “Justicia” për të gjitha programet e studimit të ofruara.

Në vendim thuhet se brenda 16 shkurtit, universiteti duhet të përgatisë dosjen për çdo student që do të shërbejë për transferimin e tij në një tjetër institucion të arsimit të lartë. Universiteti ngarkohet t’u kthejë paratë e paguara për këtë vit studentëve.

VENDIM PËR MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “JUSTICIA”, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:
1. Mbylljen e veprimtarisë së shkollës së lartë universitare jopublike “Justicia”, Tiranë, për të gjitha programet e studimit të ofruara.

2. Shkolla e lartë universitare jopublike “Justicia”, Tiranë, të përgatitë dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve dhe t’ia vërë atë në dispozicion vetë studentit apo përfaqësuesit ligjor, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 16 shkurt 2018.

3. Shkolla e lartë universitare jopublike “Justicia”, Tiranë, të vërë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë çdo informacion të kërkuar dhe të vazhdojë të mbajë kontakte me të deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim.

4. Të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për mbylljen e këtij institucioni jopublik të arsimit të lartë, në zbatim të këtij vendimi, të përballohen nga ana e institucionit jopublik të arsimit të lartë/personit juridik privat që i përfaqëson. Shkolla e lartë universitare jopublike “Justicia”, Tiranë, duhet të kthejë pagesat e kryera nga studentët për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj studentit.

5. Shkolla e lartë universitare jopublike “Justicia”, Tiranë, të arkivojë të gjithë dokumentacionin mësimor, administrativ dhe financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, në përputhje me kuadrin ligjor mbi arkivat brenda datës 28 shkurt 2018.

6. Shkolla e lartë universitare, jopublike “Justicia”, Tiranë, nuk duhet të kryejë asnjë lloj veprimi financiar apo lëvizje në llogaritë bankare të institucionit, përveç atyre që kanë lidhje me sa parashikohet në pikën 4, të këtij vendimi. Personi juridik privat, që përfaqëson institucionin privat të arsimit të lartë, të cilit i hiqet licenca, nuk mund të kryejë asnjë lloj ndryshimi të aksioneve apo të kuotave të shoqërisë, aseteve të luajtshme e të paluajtshme të saj, para shlyerjes së detyrimeve të parashikuara në këtë vendim.

7. Vula e shkollës së lartë universitare jopublike “Justicia”, Tiranë, të asgjësohet sipas procedurave të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi.

8. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Qendra Kombëtare e Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, si dhe shkolla e lartë universitare jopublike “Justicia”, Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Post navigation

Previous: Gazetari “denoncon” Berishën: Po më thua të mos e kaloj vijën e kuqe, e kuptova mesazhin e koduar…
Next: MINUTA E FUNDIT/ Këngëtari shqiptar Ermal Meta pezullohet nga Sanremo 2018, vendimi merret…

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.