Skip to content
31 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • News

Qeveria e re italiane u betua, por çfarë i pret mijëra shqiptarë që jetojnë atje?

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Qeveria e re italiane u betua. Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe për mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje. Çfarë mund të ndryshoje për ata atje dhe për vetë Shqipërinë? Matteo Salvini, në qeverinë e Guiseppe Contes do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Historiku i deklaratave të hershme të tij kundër emigracionit është i pasur, por në një rast komenton drejtpërdrejtë Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Shqipëria është vendi i ri kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian. Për hir të historisë, ekonomisë, për të shkuarën dhe të ardhmen, t’i themi jo Europës si një supermarket. Betejë e vështirë? Ndoshta, por për t’u luftuar deri në fund. P.S: Bëjmë një shkëmbim? Ata hyjnë (në BE), ne dalim? Si thoni?”, u drejtohet ai ndjekësve të vet në Facebook në 2014, një ditë pasi vendi ynë kishte marrë statusin e kandidatit.

Me standardet e vendosura nga vetë Matteo Salvini, që i quajti raciste komentet e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili të enjten tha se italianët duhet të punojnë më shumë dhe të jenë të korruptuar më pak, atëherë edhe ky koment është racist.

Një vit më parë shënjestronte sërish emigracionin e paligjshëm duke përdorur si shembull shqiptarët. Shpërndan në profilin e tij një lajm nga kronika e zezë.

“Banda shqiptare arrestohet për organizimin e festave të mbushura me seks dhe drogë në një banesë ku jetonin emigrantë të paligjshëm. Çfarë Italie po na ndërton PD!”, shkruan ai.

Me afrimin e zgjedhjeve, tonet e tij në përgjithësi ndaj emigracionit dhe në veçanti ndaj shqiptarëve u zbutën. Nisi të sjellë shembuj integrimi. Njëri prej tyre ishte 23-vjeçari Mike Gjeli, anëtar i Lega Nord.

“Jam bir emigrantësh. Kam lindur këtu në Itali. Nuk e kam ndjerë veten të diskriminuar asnjëherë. Ne si familje kemi ndjekur dhe respektuar rregullat dhe Lega këtë kërkon, që të gjithë të respektojnë rregullat”, deklaronte Mike Gjeli në 2017.

Por, jo të gjithë kanë fatin e Mike Gjelit. Në Itali janë më mijëra shqiptarë me leje qëndrimi dhe pune të përkohshme, fati i të cilëve vihet në pikëpyetje nga politikat që do të ndjekë qeveria e re, sidomos Ministria e Brendshme e udhëhequr nga Matteo Salvini.

Një tjetër ndryshim mund të pritet edhe në qëndrimin e palëkundur të Italisë për rrugën integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me një koalicion euroskeptik, kjo mbështetje mund të lëkundet, ndoshta jo që nga 22-23 qershori, kur Këshilli i Europës do të mblidhet dhe do të vendosë nëse do të hapë negociatat me Shqipërinë ,apo jo por në afatgjatë ndryshime mund të ketë./panorama/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Policët “rrethojnë bishën luksoze”, kush është pasaniku i ri i Tiranës që u gjobit?
LAJM PAS: Del autopsia, detajet nga vdekja e tmerrshme e shqiptares që e theri burri në Itali

TË FUNDIT

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…
  • News

6 vite pas përfundimit të mandatit dhe 15 vjet pas emërimit largohet nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tusha…

6 days ago
FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…
  • News

FOTO – Big Brother VIP, Kiara Tito rrëzohet në tokë dhe shpërthen në lot, niset drejt shtëpisë ambulanca…

3 weeks ago
“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj
  • News

“Demokratët nuk mund të jenë pjesë e PL- së së Metës”, Alibeaj paralajmëron kandidatura në të gjithë vendin për 14 maj

2 months ago

TË FUNDIT

  • “Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • “UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…
  • VIDEO – “Uroj të mos kthehet si ‘Shtëpia e Mushkajës’…”, Dhoma e Avokatisë Shkodër reagon pas mbylljes së Gjykatës së Apelit
  • OPINION NGA ARDIT RADA – Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother…

TË FUNDIT

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

3 hours ago
“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Kryesore

“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane

3 hours ago
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…

4 hours ago
FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…
  • Kryesore

FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.