Qeveria e Maqedonisë ia kaarritur të sigurojë votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë kështu ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, në bazë të marrëveshjes me Greqinë, siç edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik.maqedoni-
Votimi ishte programuar për t’u zhvilluar gjatë drekës, për t’u shtyrë për në orën 21 dhe për të nisur rreth një orë më vonë. Në fillim të seancës, deputetet e VMRO-së kërkuan që të votohej në mënyrë të fshehtë.
Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese. Mes votuesve, Alsat Maqedonia raporton se kanë votuar edhe Vladanka Aviroviç dhe Sashe Vasilevski.
Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, deputetët e opozitës morën pjesë, edhe pse kishin theksuar më herët se seanca konsiderohej e përfunduar.