Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje urgjentisht në orën 20:00. Megjithatë, një njoftim nuk ceken pikat e rendit të ditës. Gjithashtu sot gjatë ditës është iniciuar dhe është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme me kërkesën e opozitës.
Kreu i opozitës, Kadri Veseli, dje lajmëroi se i kanë mbledhur mbi 40 nënshkrime dhe kërkoi të thirret seanca e jashtëzakonshme. Në këtë seancë, sipas kërkesës së opozitës, u diskutua për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë se duhet të rikonsiderohet prezenca ushtarake në Kosovë.
E gjithë kjo për shkak se SHBA’ja po kërkon me ngulm nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të hiqet tarifa.