“Qeshim me këtë video dhe ecim përpara”, mesazh mbështetës për Alen Sherrin…

Alen Sherri doli nga fusha duke lotuar. Gabimi që bëri në ndeshjen me Tiranën solli humbjen e Vllaznisë, ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë nxituar të afrojnë direkt edhe një portier tjetër nga Maqedonia e Veriut. Adreja Efremov u zyrtarizua dje dhe tani Sherri ka një tjetër rival.


Për gabimin e bërë në ndeshjen me Tiranën nuk kanë munguar edhe mesazhet mbështetëse për të riun shkodran. Një prej tyre e ka marrë nga ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Eugent Zeka. Ky i fundit ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Alen Sherri, së pari të shohim videon dhe të qeshim së bashku me portierët më të mirë të Serie A. Pas kësaj ngrini kokën lart dhe vazhdoni drejt në rrugën tuaj. Asnjëherë mos u dorëzo. Unë jam afër jush. Një përqafim vëllazëror, së bashku me gjithë vlerësimin dhe respektin maksimal për ju. Le të ecim përpara”, shkruan Zeka. /ABCnews/