Pas protestës së pushuesve nga Kosova në plazhin e Velipojës, në lidhje me vdekjen e 44 vjeçarit nga Kosova i cili u mbyt një ditë më parë, ka reaguar menjëherë Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër.
Përmes një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, njofton të gjithë pushuesit pas shqetësimeve të krijuara ditët e fundit se Qendra Shëndetësore Verore në plazhin e Velipojës është hapur ditën e sotme, ku sipas NJVKSH planifikohej të hapej dy ditë vonë.
Nga dita e sotme kjo qendër shëndetësore do jetë e pajisur me stafin mjeksor të nevojshëm dhe ambulanca.