Skip to content
5 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Analizë

“Që të mos bjerë më ‘telefoni’ i Sigurimit të Shtetit…”

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Nga Astrit PATOZI

Këtë Kozma Janon, kandidat për KLP, i cili e paska pasur pseudonimin “Telefoni”, nuk kam nga ta njoh, por nuk është vetëm ky problemi, që nuk dua të merrem me të.
Nuhatja më thotë se ai nuk e kupton hiç se për çfarë është atje dhe pse nuk mund të jetë. Ndaj edhe nuk po i drejtohem fare atij për të dhënë dorëheqjen një orë e më parë.
Por atyre që përgjërohen për reformën në drejtësi, vendas apo të huaj qofshin, kam gjithë të drejtën e botës t’iu kërkoj të na shpëtojnë nga Kozmai. Jo nga personi, por më shumë nga fenomeni.

Nuk e di si do ta zgjidhnin, por ikja e tij prej aty do të ishte minimumi që mund të bëhej, për të mos e çuar në fund të këmbëve edhe atë pak shpresë që ka ngelur se diçka mund të ndryshojë për mirë tek kjo drejtësi e kalbur dhe e kapur.
Ndërkohë penetrimi i “Telefonit” deri në buzë të promovimit për njërin nga institucionet e larta të drejtësisë së re është një alarm i madh për krizën e rëndë të sistemit tonë. Unë nuk kam të dhëna që të fajësoj Autoritetin e Hapjes se Dosjeve për këtë “kalim të paligjshëm kufiri”. Mund të jetë pamundësi, por ndoshta edhe neglizhencë e tyre, që “Telefoni” për pak e kaloi pa u detektuar postbllokun i ligjit në emër të ligjit.

Por edhe po të isha i sigurt që ata e kishin bërë qëllimisht unë nuk jam aq naiv sa të fajësoj sot dikasterin e Genta Sulës.
Sepse rrënjët duhen kërkuar tek aktorët kryesorë politikë, të cilët kanë marrë përsipër redormimin e drejtësisë, duke votuar unanimisht në verën e vitit te shkuar.
Të qeverisë në radhë të parë, që është në të gjitha rastet dhe kurdoherë problemi më i madh. Por edhe të opozitës, për aq sa i takon.
Ndaj pasi të na ketë shpëtuar nga Kozmai i KLP-së, Edi Rama dhe mazhoranca e tij mund të na bëjë një nder më të madh. T’i drejtohet Autoritetit Shtetëror për zbardhjen e të shkuarës për cdo titullar të lartë të saj, pa pritur që të na dalin histori të ngjashme me “Telefonin”. Vetëm kështu mund të ketë kuptim ekzistenca e atij institucioni, që të shërbejë si filtër për të penguar fosilet e Sigurimit të Shtetit që të na drejtojnë edhe në demokraci.

Të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Lulzim Basha, i cili ka marrë përgjegjësi, jo vetëm për të tashmen, por edhe për trashëgiminë politike të Partisë Demokratike.
Të çojë për verifikim të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë të saj. Deputetë, e ish-deputetë, ish-ministra, drejtues të lartë e drejtorë të mëdhenj, pa asnjë dallim në këto 25 vjet.
Sepse vetëm kështu njerëzit do të besojnë që ne i kemi realisht alergji ish-spiunët apo bashkëpunētorët e Sigurimit të Shtetit, dhe nuk kujtohemi për ta vetëm kur “Telefoni” bie nga ana e kundërshtarit.

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Varret fantazmë të ushtarëve grekë duan të rikrijojnë Vorio-Epirin
LAJM PAS: SKANDALI/ Etilda Gjonaj largon nga Shqipëria të arrestuarin e vetëm të dosjes Habilaj-Tahiri

TË FUNDIT

“Troja e vërteta ndodhet në Shkodër e jo në Turqi”, historiani serb: Ajo është falsifikuar nga Grekët…
  • Analizë

“Troja e vërteta ndodhet në Shkodër e jo në Turqi”, historiani serb: Ajo është falsifikuar nga Grekët…

7 days ago
OPINION – Degjenerimi i një televizioni, krimi mediatik & në emër të Vipllëkut, statusi ku po degradon shoqëria shqiptare
  • Analizë

OPINION – Degjenerimi i një televizioni, krimi mediatik & në emër të Vipllëkut, statusi ku po degradon shoqëria shqiptare

2 weeks ago
NGA EDUARD ZALOSHNJA – Kurba e emigracionit shqiptar përgjatë tre dekadave të fundit…
  • Analizë

NGA EDUARD ZALOSHNJA – Kurba e emigracionit shqiptar përgjatë tre dekadave të fundit…

2 weeks ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • “Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!
  • VIDEO – Shkeli sovranitetin ajror të SHBA-së, dalin pamjet e shpërthimit në ajër të balonës “spiune” kineze…
  • FOTOLAJM – Familja kryeministrore zgjedh qarkun e Shkodrës për të kaluar fundjavën, ja ku është vendosur…

TË FUNDIT

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • Aktualitet

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…

6 hours ago
“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • Aktualitet

“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë

6 hours ago
FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës

6 hours ago
Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!
  • Kryesore

Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.