
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin Nexhmedin Shabani, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi Nexhmedin Shabani, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




