Skip to content
21 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

Pyetet shoferi i dytë i Tahirit, prokuroria kërkon përgjigje: A është takuar ish- ministri me Habilajt?

ShkodraWeb 5 years ago

Prokurorët kanë marre në pyetje shoferin e dytë të ish-ministrit Saimir Tahiri. Prokurorët që ende nuk e kanë marrë në pyetje vetë Tahirin, por verifikojnë të dhënat e një takimi mes ish ministrit me Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, arrestuar për trafik droge. Takimi mendohet të jetë zhvilluar në vitin 2014 në Greqi.

Shtetasi Alban Aliaj, shoferi i dytë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që më herët ka qenë punonjës i gardës së Republikës është thirrur nga prokurorët që po hetojnë dosjen Tahiri-Habilaj. Emri i Aliajt ka dalë pas kqyrjes në sistemin TIMS. Gjatë muajit gusht 2014, Alban Aliaj ka shkuar në Greqi me një automjet zyrtar. Në të njëjtin moment ka shkuar në Greqi edhe Artan Habilaj, në bordin e Audit AA 003 GB.

Gjatë pyetjeve në prokurori ish-shoferi i Tahirit ka pranuar se Artan Habilaj ka mbërritur në Greqi dy ditë pasi ministri Tahiri ndodhej në plazh me bashkëshorten. Pas takimit mes të dyve, automjeti Audi AA 003 GB me të cilin udhëtoi Artan Habilaj qëndroi në Greqi, kurse vetë Habilaj u kthye në Tiranë me ish-shoferin e Tahirit.

Në dëshmitë e tij Saimir Tahiri ka këmbëngulur se automjetin AUDI e ka shitur që prej 2013-s dhe se nuk ka patur kontakt me Habilajt. Kurse ngjarja për të cilën prokurorët kanë siguruar dëshminë e ish-shoferit, ka ndodhur në 2014-ën. Burimet nuk konfirmojnë se për çfarë u shërben kjo dëshmi prokurorëve, të cilët nuk e kanë vendosur ende se kur do ta marrin në pyetje vetë ish-ministrin Tahiri.

Por megjith[ numrin e lartë të të pyeturve, ku nuk kanë munguar edhe zyrtarë të lartë policie, prokuroria e humbi betejën paraprake në gjykatë për ndalimin e daljes jashtë shtetit të Saimir Tahirit si edhe per arrestin me burg per Orest Sotën, biznesmenit që iu gjetën në automjet patentat detare të ish-ministrit dhe mbi 860 mijë euro.

Për të dyja këto vendime të Apelit prokuroria ka ende kohë për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ndonëse deri tani nuk e ka bërë. Nga ana tjetër, një dosje me tre fashikuj hetimore i është bashkangjitur dosjes Habilaj, bëhet fjalë për dosjen e Dritan Zaganit, ish-policit që ndodhet në azil jashtë vendit dhe që denoncoi i pari lidhjet e Habilajve me ish-ministrin.

Vetë Artan Habilaj, që përmendet në dëshminë e ish-shoferit të ministrit Tahiri dhe Florion Habilaj, nuk janë arrestuar akoma, ndonëse dyshohet se fshihen në fshatrat e Vlorës. Kurse vëllai i Artanit, Moisi Habilaj dhe të dyshuar të tjerë janë të arrestuar në Katania të Italisë ku po hetohen për trafik ndërkombëtar droge. /Top Channel/

Continue Reading

LAJM PARA: FOTOLAJM/ Banorët e Torovicës presin me protesta mbledhjen e qeverisë Rama në Lezhë
LAJM PAS: Logoja e “10- vjet Pavarësi e Kosovës” plagjiaturë, Komisioni adopton Medaljen Presidenciale të Thaçit

TË FUNDIT

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • Aktualitet

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

26 mins ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…

8 hours ago
BBVIP – Ylli i Kombëtares shqiptare mbështetës i Luizit, mesazhi i veçantë për “luanin” e shtëpisë…
  • Aktualitet

BBVIP – Ylli i Kombëtares shqiptare mbështetës i Luizit, mesazhi i veçantë për “luanin” e shtëpisë…

11 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • BBVIP – Ylli i Kombëtares shqiptare mbështetës i Luizit, mesazhi i veçantë për “luanin” e shtëpisë…
  • VIDEO – “Mbështetje unanime Zef Hilës”, PD Vau Dejës peticion zyrtar Enlekejd Alibeajt: Është domosdoshmëri për 14 majin

TË FUNDIT

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • Aktualitet

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

26 mins ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…

37 mins ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…

8 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 mars 2023…

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.