ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Pyeteni Plorin se kë ka blerë tek Veleçiku, lojtarët, trajnerin apo kryetarin e Bashkisë, pyeteni, pyeteni!”

Humbja në “Reshit Rusi” ndaj Burrelit e ka rënduar krejt papritur situatën tek Veleçiku pikërisht kur atëherë të gjithë menduan se kjo skuadër “e kaloi lumin” dhe deklaratat ishin optimiste për vendin e gjashtë të renditjes.

Kjo gjë i ka mërzitur jo pak tifozët, futbollistët por edhe drejtuesit koplikas. Por duket se ka dyshime në lidhje me këtë humbje. Ka qenë vetë drejtori teknik i Veleçikut Nuri Rexha ai që e ka shprehur këtë gjë.

Pikërisht në momentin kur trajneri i Burrelit Elvis Plori po afrohej tek gazetarët për t’u intervistuar pas ndeshjes, ai ka thënë: “Pyeteni Plori se kë ka blerë tek Veleçiku, lojtarët, trajnerin apo kryetarin e Bashkisë, pyeteni, pyeteni!”

Jo vetëm kaq, por për disa minuta Rexha e ka përsëritur disa herë këtë gjë duke u parë qartë se ai dyshonte tek dikush. Sipas tij, loja e zhvilluar sot ndaj Burrelit, nuk është ajo e zakonshmja e tij dhe kjo ka bërë që pastaj të fillojnë hamendësimet nga më të ndryshmet.

Vërtetë është shitur ndonjë nga pjestarët e skuadrës koplikase? Kjo pyetje vështirë të marrë përgjigje sepse gjithmonë kështu ndodh kur humbet një ndeshje e tillë kaq delikate.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.