Skip to content
15 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Punova për emrin dhe emri pas 4 vitesh shërbim punoi për mua”, Edona Bilali mesazh në mbyllje të mandatit…

ShkodraWeb 3 July, 2025
edona bilali interviste 2025

Dy fjalë si seancë e fundit e sesionit:

Nga dita e parë kur pranova këtë detyrë kam punu, mbështet, tërheq, dhe jam rrethu me njerëz që ndaj të njëjtat vlera. Gjithmonë koshiente që kushdo mund të ishte në vendin tim, pasi nuk përfaqësoja trashëgimi politike megjithëse ime më kishte aderuar e kontribuar gjatë në Partinë Socialiste, nuk vija nga rradhët e partisë pasi kisha zgjedhur një tjetër rrugëtim, atë të sektorit privat dhe akademisë, e shquar për punën time në rrethin e ekspertëve por jo e famshme me sistemin e sotëm të referimit.

Si Ministre propozova një ligj dhe e bëra funksional duke i dhënë jetë ekosistemit të startupeve në vetëm disa muaj, kjo sepse kisha 13 vite që punoja si eksperte ndërkombëtare në atë sektor, sektor që ditët më të mira i ka ende përpara pavarësisht historive të njëpasnjëshme të suksesit. Zgjodha të punoj në skuadër, pa hierarki të panevojshme, me orët dhe ritmin e sektorit privat por edhe me energji pozitive duke festuar çdo arritje të përbashkët. Si ‘deputete’, që vetëm kur përmend emrin kam ende emocion sot sepse e vlerësova maksimalisht nderin që Kryeministri më bëri në 2021 pasi më ftoi t’i bashkohesha skuadrës si kryesuese e listës së Shkodrës.

E vlerësoj njëlloj sot dhe e bëra me një mision: shërbimin siç do kisha dashur t’na shërbenin, nga nëpunësi më i thjeshtë në administratë tek qeveritari më i rëndësishëm. Qindra raste pronësie dhe administrative të zgjidhura për qytetarët dhe bizneset, deputetja më aktive e qarkut sipas të dhënave zyrtare të Kuvendit, nismëtare ndryshimi ligjor, relatore dhjetra projektligjesh në komisionin ku pata privilegjin të shërbej, një derë e hapur 24/7 siç e kërkon puna të cilën e bëra çdo ditë duke i kujtuar vetes privilegjin e shërbimit.

Nuk ishin të pakta sulmet, edhe ato poshtë brezit dhe s’do isha e sinqertë nëse do thoja që s’më kanë lënduar. ‘Duhet stomak i madh për këtë punë’ është ndër këshillat e para që mora. E kam kujtuar shpesh por kjo besoj se është ndër betejat që nuk fitova këto 4 vite, lajmet e pavërteta lëndojnë njëlloj, tani thjesht jam më pak naive dhe më shumë e informuar për çfarë dhe kush fshihet pas çdo lajmi që u prodhua për mua. Për Shkodrën që ishte kryefjalë e katër viteve, jam tejet e kënaqur për vëmendjen që më në fund mori, e që tashmë është në rrugën e duhur falë edhe kontributit që tanë bashkë kemi dhënë e që do vazhdojmë të japim me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Rama.

Krenare që përfaqësova këtë emër të madh siç është Shkodra në Kuvend duke u përpjekur të përcjell vlerat që ky qytet mbart në shekuj.
Për familjen time të madhe e të vogël që nuk ishin dakord për vendimin tim për t’ju bashkuar politikës: kishit të drejtë kur thatë: ‘je rehat’, por megjithë sfidat e sakrificat nuk jam penduar, ja vlejti. Sot edhe opozitari më i ‘keq’ nuk thotë asgjë për ndershmërinë me të cilën shërbeva për 4 vite, për mua s’kishte asnjë test vlerash, ishte vazhdimi i vlerave me të cilën më keni rrit e personi që jam.

Punova për emrin dhe emri pas 4 vitesh shërbim punoi për mua. Nuk mund të mos përfshihesha, duhet të jetë zgjedhja e çdo njeriu që ‘është rehat’, që e ka Shqipërinë zgjedhje dhe që don me e pa familjen, shoqërinë, komunitetin, qytetin e vendin ma mirë dhe që e beson që mund e duhet ba ma mirë.

Prandaj forca kolegë që nuk morën mandat të ri, në një rol ose në një tjetër jena këtu me ju shërby qytetarëve me përgjegjshmëri dhe empati. /Nga Edona BILALI, deputete e PS- së, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: Vllaznia njeh kundërshtarët në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League
Next: VIDEO – “E presim në stërvitje ditën e shtunë”, Vioresin Sinani: Ildi Gruda është futbollist i Vllaznisë…

TË FUNDIT

malisheva vllaznia 2026

VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”…

ShkodraWeb 15 July, 2026
30 vjetori agron gjyrezi 2026

FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim…

ShkodraWeb 15 July, 2026
akus

VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

ShkodraWeb 15 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”… 15 July, 2026
  • FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim… 15 July, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë… 15 July, 2026
  • AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi… 15 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • Akademia e Shkencave boton librin “100 vjet teatër në Shkodër (1879-1979)”, me autor Andrea Skanjeti 14 July, 2026
  • NGA THOMA GËLLÇI – Protesta nuk matet me fotografinë që poston Taulanti… 14 July, 2026
  • Një lajm i rremë fut në “sherr” artistët e njohur shqiptarë, shkëmbejnë replika në rrjetet sociale… 14 July, 2026
  • NGA ERVIN SALIANJI – “Zgjedhorja” e “Territorialja”, 2 pazaret e mëdha Rama-Berisha, demokratët kundër bojkotit 14 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 korrik 2026… 14 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

malisheva vllaznia 2026

VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”…

ShkodraWeb 15 July, 2026
30 vjetori agron gjyrezi 2026

FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim…

ShkodraWeb 15 July, 2026
akus

VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

ShkodraWeb 15 July, 2026
burgosur duar 2026

AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi…

ShkodraWeb 15 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.