Punimet ne “Rruga e Mandave” ngadalesohen nga rrjeti elektrik dhe i internetit

Punimet ne “Rrugen e Mandave” ne Shkoder, vazhdojne nga firma “Delia” qe ka fituar tenderin per rikonstruksionin e plote. Megjithate, verehet nje ngadalesim i punimeve qe drejtuesit e firmes e justifikojne me linjat e tensionit te larte por edhe te internetit qe kalojne ne kete aks. Ata thone se duhet punuar me shume kujdes pasi mund te demtohen kabllot duke shkaktuar jo vetem probleme me furnizimin me energji elektrike, por edhe per jeten e punetoreve te firmes. “Rruga e Mandave” ka qene nje nga rruget e lena ne harrese te plote, ndersa tashme duket se brenda pak koheve, do te ndryshoje pamje. Punimet duhej te kishin perfunduar muaj me pare, por ajo cfare vlen te konstatohet me perfundimin e saj, eshte cilesia e punimeve te kryera. /ShkodraWeb/