VIDEO – Punësimet elektorale në Shkodër, Gjykata e Apelit i jep të drejtë PD- së, kryebashkiaku Mark Babani thirret të japë shpjegime…

Gjykata e Apelit në Shkodër i ka dhënë të drejte Partisë Demokratike dega Vau Dejës, për akuzat e ngritura në Prokurori për punësimet masive gjatë fushatës elektorale në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Në vendimin e Gjykatës se Apelit, kjo e fundit detyron Prokurorinë që të nisë hetime dhe të thërrasë ne organin e akuzës personat përgjegjës dhe Kryetarin e Bashkisë Vau Dejës si autorë të punësimeve elektorale.


Ka qenë përfaqësuesi ligjor i PD Marash Logu i cili në një prononcim për mediat ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Apelit.

Nga ana tjetër Logu ka zbuluar edhe prova konkrete që implikojnë administratën e Bashkisë Vau Dejës në këto punësime masive për fushatën elektorale të 25 Prillit.

Logu ndër të tjera deklaroi se këto prova janë vetëm maja e ajsbergut e abuzimeve dhe masakrës elektorale që ka bërë partia në pushtet, por deklaroi se këto prova tashmë janë të depozituara në organet e drejtësisë.