Është publikuar fotoja 34 vjeçarit që u gjet i pajetë në një kanal në afërsi të Rrugës së Kombit. Uniformat blu prej ditës së djeshme, vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Zall Xhuxhë të Fanit, në Mirditë, ku u gjet i pajetë 34-vjeçari Eri Zefi. Pasi u ekz.ekutua, u hodh në një kanal. Policia e Lezhës vijon në mënyrë intensive hetimet edhe në orët e paradites së sotme, por është hermetike mbi konkluzionet që mund të kenë dalë nga ekspertiza.
Ndërkohë, një nga pistat e mundshme të hetimit, sipas burimeve paraprake, është që personi të jetë rrëmbyer dhe të jetë ekz.ekutuar fare pranë Rrugës së Kombit. Që prej orëve të pasdites së djeshme, kur ndodhi ngjarja, policia ka shoqëruar disa persona, për t’i pyetur lidhur me kr.imin e rëndë.