Publikohen emrat e grupit të punës nga PD-ja që do të marrin pjesë në komisionin e reformës zgjedhore

Opozita ka propozuar emrat që do të marrin pjesë në komisionin e posaçëm që do të marrin pjesë në hartimin e reformës zgjedhore, komision i cili pritet të zhvillojë mbledhjen paraditen e së enjtes rreth orës 09:00.

Kështu, nga radhët e Partisë Demokratike do të marrin pjesë ish-deputetë dhe numri dy i partisë, konkretisht Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani, të gjithë me profesion juristë.

Krahas PD-së, edhe partitë e tjera të opozitës do të kenë përfaqësuesit e tyre, ku LSI do të ketë tre përfaqësues, PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues; PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1 përfaqësues.

Më herët gjatë ditës së sotme, Gazment Bardhi bëri me dije se, opozita do të mbledhë nesër grupin e punës në selinë e PD.

“Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi bërë të qartë tek Tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tone për Reformën. Për këtë qëllim, nesër në orën 9:30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore”, deklaroi Bardhi.

Hartimi dhe miratimi i reformës zgjedhore është vënë kusht nga Bundestagu gjerman në listën e 9 kushteve të publikuara në shtator, të cilët do të shoqëroheshin me hapjen e negociatave, proces i cili u bllokua nga Franca.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.